Aktualitet

“Qeveria na harroi” – Grida Duma në familjen e prekur nga tërmeti në Kavajë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:27 - 08/03/21 |
mapo.al

Drejtuesja politike e Partisë Demokratike në Kavajë dhe Rrogozhinë, Grida Duma, sot ka takuar një familje të prekur nga tërmeti. Prej një viti e gjysmë kjo familje jeton në kushte aspak normale në një shtëpi të vjetër.





Teksa tregonte tavanin që kishte rënë totalisht, kryefamiljari deklaroi se janë lënë në harresë dhe nuk kanë marrë asnjë lloj mbështetjeje, madje janë urdhëruar mos të bëjnë asnjë ndërhyrje.


E prekur nga pamjet që pa, Duma u kërkoi durim, duke shtuar se do ndjekin ligjërisht personat përgjegjës që nuk kanë shkuar te kjo familje. Për më tepër, ajo premtoi se për një muaj shtëpinë e tyre do ta ndërtojnë nga e para.





Ti ke një pronë shumë të bukur. Por, në shtet nuk ka vetëm njerëz normalë, ka edhe kriminelë. Është fati që ne po vijmë këtu, ta themi pa asnjë lloj problemi që do të mbrojmë pronën ty, sepse vetëm në Tiranë i shpërngulin dhe i çojnë andej-këtej.


Juridikisht ne do ta shohim se ku ka ngecur të paktën nga ana proceduriale. E dyta, ti nuk do e lëshosh shtëpinë. Nëse për një muaj ti do të rezistosh dhe ne do të gjejmë një mënyrë tjetër të të ndihmojmë.

Për një muaj ne do të bëjmë shtëpinë tënde. Mos firmos gjëra, me të cilat mund të të merret prona. Ti ke një shtëpi atje, e cila vetëm për turizëm sa vlen.”- u shpreh ndër të tjera Duma.

1


Etiketa: , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas