Aktualitet

Qeveria nuk tërhiqet, Erion Veliaj: Teatri i Ri do ndërtohet





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:25 - 29/07/19 |
mapo.al

Erion Veliaj thotë se Teatri i Ri Kombëtar do të ndërtohet në vendin ku ndodhet i vjetri dhe se sipas tij projekti nuk mund të pengohet nga një grup i vogël njerëzish. I ftuar në emisionin “Këndi i Ekspertit” të gazetares Valbona Mhilli në Report Tv, kryebashkiaku i Tiranës tha se me afrimin e datës së punimeve do të vendoset lirimi i ndërtesës dhe nisja e shembjes së saj.


“Unë nuk jam teknik kantieri as shef i policisë. Kur të vijë data për punimet do vendoset. Kush je ti të thuash nuk do bëhet teatri, ti nuk përfaqëson asnjë njeri, nuk je deputet. Teatri do të behet dhe ata do ta shohin nga gardhi. Dy organizatorët janë dënuar për vjedhje të lekëve të filmave. ai tjetri që doli në skenë i dha autori më ke vjedhur veprën. Njerëz që sot dëshmojnë që me pronë të vjedhura mundohen të frymëzojmë kauza të tilla. Kanë firmosur kryetari i PD-së me anëtarët e këshillit kombëtarë të PD-së, le të ikin ta firmosin në partinë e tyre. Por sukses pati sepse për herë të parë shkoi Basha në Teatër”, tha Veliaj.



Qytetari i parë i Tiranës, tha se ka bërë dëgjesa publike me artistët të cilat janë transmetuar live në media, por edhe në atë rast, PD ka ndërhyrë duke i orientuar aktorët se si të krijojnë zhurmë në këto dëgjesa.


“Kam bërë tre dëgjesa me artistët. U ezaurua debati dhe u mor vendimi, i kthehen vendimit prapë. Por e them edhe njëherë, është fyese ndaj inteligjencës së njerëzve. Njerëzit në demokraci kanë mësuar që shumica vendos. Nëse nuk ke mendim dhe nuk vjen në zgjedhje s’ka problem, por ke humbur të drejtën që të japësh më opinione. Gjatë kohës që ishin me mua PD u çonte mesazhe, çohu dhe prishi takimin Lali Erit. Dhe u çuan e prishën. Ajo duhet të jetë mjaftueshëm fyese për t’u mbyllur në shtëpi. Pra, në momentin që je aty si një lolo i partisë, s’je më artist. Në momentin që je aty si zëdhënës i partisë, dil fol nga SHQUP-i. Dëgjesat ishin live, e vetmja gjë që më bëri të ndjehesha keq ishte kur ua çonte koordinatorja e PD-së batutat dhe ata i lexonin. Ata nuk janë aktorë, janë recitues”, tha më tej Veliaj.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas