Aktualitet

Qeveria paketë ndihme për familjet në nevojë, rriten pagat edhe për mjekët














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:36 - 22/10/21 |
mapo.al

Qeveria shqiptare ka miratuar paketën e ndihmës për familjet në nevojë, që do të futet në fuqi në janar të vitit 2022. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka njoftuar vendimet e qeverisë për ndihmën e familjeve në nevojë, që përfitojnë asistencë. Paketa përfshinë edhe fëmijët jetimë dhe gratë e trafikuara.






Kemi disa vendime të rëndësishme për të komunikuar. Pas diskutimeve për buxhetin, sot qeveria mori vendimin për miratimin e projektbuxhetit për 2022 dhe po komunikojmë vendimet e rëndësishme. Këto politika të reja do të influencojnë në mbështetjen e qytetarëve në nevojë si ai i ndihmës ekonomike.


Dua të ndaj disa vendime të rëndësishme. Programi i ndihmës ekonomike do të ketë një rritje të masës së ndihmës për të gjitha familjet në masën 10%. Do të ketë politika të shënjestruara për familjet që përfitojnë nga programi i ndihmës ekonomike; familjet me mbi tre fëmijë nën 18 vjeç do të ketë një rritje të ndihmës me dy herë.







Do të vijojmë që të mbështesim fëmijët jetimë, duke jua dyfishuar masën e mbrojtjes së këtij programi, dy herë më shumë. Edhe për gratë e trafikuara dhe dhunuara do të ketë një rritje me tre herë. Për të vijuar me mbështetjen për kategoritë në nevojë për shtresat që mbrohen gjithashtu me subvencionin e energjisë, 45 mln dollarë do të vijojnë të alokohen për këto shtresa” tha ajo.




Gjithashtu ministrja njoftoi se do të ketë rritje te pagave edhe për mjekët dhe infermierët nga 1 korriku i vitit 2022. “Do të ketë një rritje për pagat për personelin mjekësor, mjekë dhe infermierë. Vetëm për 2021 është rritur 40% e pagave për mjekët, ne do të vijojmë në 2022 me 6% rritje të pagës për mjekët dhe infermierët duke u futur në fuqi nga 1 korriku 2022” tha Manastirliu.



1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas