Aktualitet

Qeveria pezullon Arben Malajn nga Banka e Shqipërisë





               Publikuar në : 16:40 - 05/12/19 |
mapo.al

Anëtari i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, Arben Malaj është pezulluar nga detyra me vendim të Këshillit të Ministrave.


Vendimi është marrë në mbledhjen e 3 dhjetorit, të drejtuar nga zv/ kryeministri Erion Braçe, me propozim të kreut ekzekutiv Edi Rama.



Ish-ministri i PS-së është akuzuar nga qeveria se ka dalë jashtë kornizës së anëtarit të Këshillit Mbykëqyrës të BSH-së, për shkak të deklaratave publike kundër qeverisë “Rama”.


Sipas procedurave të parashikuara me ligj, brenda 30 ditëve, kërkesa për shkarkim do të dërgohet në Kuvend dhe do të duhet të shqyrtohet nga komisionet përkatëse.

Në vendim thuhet:

“Në mbështetje  të  nenit  100  të  Kushtetutës  dhe të pikës 1,  të  nenit  47,  të  ligjit nr. 8269,  datë 23.12.1997,  “Për Bankën  e  Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave VENDOSI:
  1. Z. Arben Malaj, anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, pezullohet nga kjo detyrë.
  2. Propozimin Kuvendit të   Republikës   së Shqipërisë për shkarkimin  e z. Arben  Malaj  nga detyra  e  anëtarit  të  Këshillit  Mbikëqyrës  të  Bankës së Shqipërisë. Ky vendim hyn në fuqi  menjëherë”.

LEXO EDHE: 

Pezullimi nga BSH, Malaj: Përballje ligjore me abuzuesit e pushtetit

 


Etiketa: ,

Pas