Aktualitet

Qeveria “Rama 3”, Veliaj mesazh PD: Kryeministri e ka thënë, nuk do marrim gjithçka














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:34 - 22/07/21 |
mapo.al

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, paralajmëroi dje ndryshime në qeverinë “Rama 3”. Në një intervistë për “Neës 24”, Veliaj tha se Kryeministri Rama është i vendosur për një qeveri gjithëpërfshirëse dhe këtë e tregon angazhimi që ka marrë për afrimin e të rinjve. Sipas kryebashkiakut, ftesa e Ramës për të rinjtë e bën PS-në ndryshe nga partitë e tjera.






QEVERIA E RE
Tashmë gjithçka do të jetë ndryshe që nga komunikimi me opozitën, do të jetë qeveri ndryshe. Ajo që di dhe shoh është se Kryeministri ka filluar një diskutim, ftesë, dialog të jashtëzakonshëm me të rinjtë. Një parti që nuk hapet ndaj të rinjve, është e destinuar të ketë fatin e PD-së dhe LSIsë. I njëjti kryetar, kunat, qepen dhe ja ku janë. Suksesi i PS-së ka qenë hapja. Me sa mbaj mend, kanë qenë 15 seanca diskutimi me platformën “Gati për Shqipërinë” për të ftuar edhe talente nga jashtë. Ka një qasje tjetër, thonë që përvesh mëngët që të vij dhe unë.


Nuk bëjnë qaramanin, por japin një dorë. Fakti që Kryeministri ka kaluar 15 seanca, është fokusi te ripërtëritja e partisë dhe administratës. Do të shihni shumë të reja, edhe në nivel drejtues e teknik. Do të ketë me avancimin në BE, do të na duhen qindra kapacitete teknike vetëm për të negociuar çdo kapitull. Dhjetëra delegacione do të vijnë në Tiranë. Do të jetë gjueti talentesh për qeverinë dhe projekte speciale. Nuk do të habitesha fare. Unë isha një prej tyre që m’u dha mundësia të shërbeja në ministri. Thanë në fillim për reformën e pensioneve, dosjet. Ja ku janë. Po kuptojmë çfarë ka ndodhur, kush po spiunonte kë. U hapën dosjet. Nuk dinim ç’ndodhte me ndihmë ekonomike, i merrnin ata me 2-3 makina.





M’u dha mundësia diku ku nuk pritej. Do të ishte e pandershme të mos besoja te historia ime. Do të ketë djem e vajza që do të marrin përgjegjësi. Nuk ke se si e provon ndryshimin. Më ka pëlqyer që në fillim te PS, nuk thotë rinia është e ardhmja. Ne themi rinia është e tashmja. Tipikisht unë nuk jam anëtar i qeverisë, tipikisht në dy herët e fundit, një herë kam qenë anëtar. Kryeministri propozon ekipin në fund të gushtit, zhvillon një takim me ministrat e propozuar, pastaj shkon në Parlament dhe për dekretin e Presidentit. Shpresoj shumë që pas këtyre dramave nuk do kemi më bllokim nga Presidenca, të njëjtin avaz. Shqiptarët janë lodhur. Shpresoj që Kryeministri nuk do pengohet për sa kohë ka votat dhe uratën. Nuk i prish punë Ramës.



VENDIMI I KUSHTETUESES PËR ZGJEDHJET
Si kryetar i bashkisë, ju kujtoj që në bashki opozita akoma nuk është kthyer. Duhet të ndodhin zgjedhje që ata të rikthehen në këshillat bashkiakë. Si të gjithë qytetarëve, edhe mua më është dukur një vendim absurd ikja nga Parlamenti dhe këshillat bashkiakë. Lënia e detyrës që bëri opozita fillimisht është një tradhti ndaj elektoratit tënd. Në demokraci, biem dakord që të mos biem dakord. Presidenti bëri një shkelje duke anuluar zgjedhjet, por zgjedhjet ndodhën gjithsesi dhe shkelja nuk duket aq e rëndë sa për shkarkimin. Për zgjedhjet dhe Presidentin, Venecia u shpreh.



Pres një përgjigje nga ajo që i kënaq të gjithë, edhe opozitën. Për zgjedhjet jam gati gjithë ditën dhe gjithë natën. Zgjedhjet kur të duan dhe kur të jenë gati me një kandidat kë të duan për të parë ofertat më të mira. E shoh sëkëlldinë e tyre. Nuk i shoh të jenë gati për sa kohë kanë qenë refuzues ndaj çdo zhvillimi të Tiranës. Sot, edhe kundërshtari ynë më i madh është bërë më i pasur, nga ato që kemi bërë. Këtë fundjavë prezantojmë flotën e parë të autobusëve të parë hibridë. Jam i përkushtuar t’u shkoj deri në fund premtimeve, pavarësisht se shumë prej projekteve u desh t’i alternonim rrugës. Fakti që nuk jemi tërhequr nga asnjë projekt dhe Tiranës sot i rritet vlera 11-12 për qind çdo vit. Kushdo që gdhihet sot në Tiranë, është më i pasur se një ditë më parë.

TEATRI
Kemi parë çudira dhe nga Gjykata Kushtetuese, thanë që VKM nuk vlen dhe u gëzua opozita, pastaj kur e pamë të zbardhur ishte e vlefshme prishja me vendim të bashkisë. Ne do të kemi shumë shpejt një vendimmarrje të Këshillit të Ministrave për të operuar për ndërtimin e teatrit siç bën bashkia për çdo shkollë. Bashkia i ndërton shkollat, ministria ka kontentin, përmbajtjen.

Lexo edhe :  7500 delegatë të PD do të votojnë për të zgjedhur Këshillin Kombëtar

Do gjejmë një zgjidhje të gatshme me ndërtimin e shkollave. Ne ndërtojmë infrastrukturën, ministria përkatëse do bëjë përdorimin dhe shfrytëzimin e vet. Do nisë brenda pak muajsh, sa zgjat procedura e garës, por brenda këtij viti patjetër. Po nëse vendimi i Kushtetueses për Teatrin do të ishte ai që nuk dua, a do ta respektoja? Gjithë ditën dhe gjithë natën. Nuk kam bërë kurrë debate me gjykatat. Jetoj në Shqipëri, kushdo që të jetë vendimi, pavarësisht se i di influencat që luhen, do ta zbatoja.

PËR PRESIDENTIN E RI
Sa i përket Presidentit të ardhshëm, Kryeministri ka thënë që t’i japë një mesazh opozitës. Nuk marrim gjithçka. Aty ku ka diskrecion për figura përbashkuese, qoftë me bindje të djathta, si propozim i përbashkët dhe unifikues, do të ishte një shtrirje dore për opozitën.

PËR BASHËN
Shpeshoj që në Parlament të kemi debate të shëndosha, por në qoftë se do të fillojë prapë ajo loja e bllokimit dhe e sharjes së Shqipërisë jashtë, atëherë po bëre të njëjtën gjë, do të shkosh po tek i njëjti rezultat, nga humbja në humbje. Strategjia e opozitës duhet të jetë konstruktive, ndoshta të prodhojë diçka tjetër se mos marrë një rezultat më të mirë sesa të përdorë të njëjtën strategji. Kryetari i PD ndihet nervoz sa herë dialogon me Ramën. Sali Berisha, edhe pse është sot “non grata” okupon shumicën e kuvendit të Partisë Demokratike. Në njëfarë mënyre, na bën nder sepse sa të jetë ai në atë parti, kurrë nuk do të kenë mundësi t’i afrohen PS. Por është momenti të tregojë që është lider, apo duhet të flasë me Berishën apo me kunatin. Shpresoj ta kapë. Jam shumë i zhgënjyer nga Basha, shpresova shumë që kur Berisha u shpall non grata, ai do thoshte që babain që nuk e vrava vetë, e vranë amerikanët. Do ishte moment ideal, nuk e bëri.

PËR GRAMOZ RUÇIN
Bëri diçka si fitimtar, që kundërshtarët nuk e kanë bërë kurrë. Mesazhi i fortë që dha Gramoz Ruçi, “nga beteja duhet të largohesh kur je fitimtar dhe je në majë, jo kur je bërë zhele, duhet ta bësh hapur dhe duke vendosur një standard se çfarë do të thotë sjellje korrekte politike”. Do të jetë shumë e vështirë të zëvendësohet dikush që e ka ngritur piacën jo vetëm si socialist, por dhe si shtetar. Shumë i pjekur. Një socialist 24-karatësh që e ka ngritur shumë stekën. Ruante masën dhe dinjitetin në Parlament. Kemi parë parlamentin më normal në drejtimin e Ruçit.

ARRESTIMET E SPAK
Askush nuk është i paprekshëm, të gjithë të mbrohen me fakte pa u mbrojtur nga PS. Koha kur kryetari i Partisë i vinte gjithë logon për të mbrojtur ata që shkaktuan 21 janarin e për të ndaluar Policinë të bënte ndalimet, për moshetimin e vrasjeve është një kohë që ka mbaruar. Sot, Kryeministri, kryetari i bashkisë, s’i bën mburojë askujt që ka shpjegime përpara drejtësisë. Me Edi Ramën jemi në të njëjtën linjë për t’i kërkuar secilit që batanija e partisë, bashkisë apo Kryeministrisë të mos e përdorë kur vjen puna për të dhënë llogari përpara ligjit. Unë besoj se ky do të jetë lajtmotivi i qëndrimit tonë si PS, që na diferencon nga të tjerët.

RINDËRTIMI
Stina e verës, teksa për të gjithë është koha për pushime, Bashkia e Tiranës ka më shumë fluks pune, sepse hapen shkollat dhe çerdhet. Do të jetë një muaj sulmi, sepse duhet të jenë gati 13 shkolla të reja në shtator. Disa shkolla janë qytetëse, ndërsa disa të tjera janë rurale, që i kemi bërë më të mëdha. Rehabilitimi i tyre ul pak fluksin në Tiranë. Stabilizohet pak edhe trafiku. Sa i përket rindërtimit, janë disa ndërhyrje pikësore. Janë shtëpitë individuale dhe në fund të gushtit do t’i mbyllim. Ka dhe ndërtime masive, siç është zona e re urbane në Vaqar. Është lagjja e re në Ndroq. Arsyeja pse themi lagje të reja, është sepse u dedikohet personave që nuk kanë jetuar më parë aty. Bëhet fjalë për të transferuar familje. Zonat rurale kanë qenë pjesë e strategjisë sonë për t’u integruar me Tiranën. Ndaj themi që kjo kohë është fluks për bashkinë.

3


Etiketa: , , ,

Pas