Duket se shqiptarët nuk duan t’ia dinë për taksat që qeveria ka vendosur t’u ngrejë muaj pas muaji, pasi niveli i rrevoltës dhe pakënaqësisë duket ‘zero’.
Edhe pse ka pasur disa reagime kundër qeverisë, ato më tepër kanë qenë politike, ndërsa qytetarët dhe shoferët deri tani nuk kanë shprehur asgjë… të paktën jo zyrtarisht.
E vetmja protest që bëjnë shqiptarët është ajo në rrjetet sociale, ku me profile false ka shumë nga ata që shprehin mllefin dhe shfryejnë dufin, duke sharë qeverinë dhe kryeministrin për taksat e larta.
Por ka edhe nga ata që e kanë ‘zbukuruar’ këtë situatë me ironi, duke hedhur në rrjet (aty ku shqiptarët janë më aktivë), meme të cilat të bëjnë të gajasesh së qeshuri me gjetjet origjinale.
Ne po ju sjellim vetëm një pjesë prej tyre pasi nuk kemi mundur t’i mbledhim të gjitha…: