Aktualitet

‘Qeveria s’bëri asgjë për ne’ – Kreu i shoqatës së të verbërve: I besojmë vetëm Presidentit








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:44 - 19/10/20 |
mapo.al

Kryetari i shoqatës “Shpresë kundër verbërisë”, Artur Puka thotë se qeveria “Rama” dhe institucionet e tjera në varësi të saj, nuk kanë realizuar asnjë premtim për të verbrit.


Në një intervistë për mediat, Puka shton se i vetmi institucion që ka qenë i gatshëm për t’i ndihmuar është Presidenti i Republikës.


 



“Kam bërë kërkesë, ftesë, letra të kryeministri, te kryetarët e partive, kryetari i Kuvendit dhe nuk kam marrë asnjëherë përgjigje. Kam bërë një kërkesë me shkrim drejtuar Z. Ilir Meta dhe ai më është përgjigjur pozitivisht.


Më datën 15 ka qenë Dita Botërore e Shkopit të Bardhë dhe kam pasur një festë nga Presidenti i Republikës, Z. Ilir Meta. I jam shumë mirënjohës dhe kam shpresë te Presidenti”, tha Artur Puka.



Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas