Aktualitet

Qeveria s’e ka në plan të lejojë rinisjen e kampionatit, por FSHF insiston








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:16 - 04/05/20 |
mapo.al

Ditën e djeshme, ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastriliu, tha se nuk është në planet e hapjes së ngadaltë sporti dhe futbolli në veçanti.


Ajo e konsideroi si aktivitet me rrisk të lartë infektimi, referuar pandemisë së Covid-19. Pa marrë një përgjigje zyrtare nga autoritetet, FSHF i ka dërguar sot një shkresë tjetër ministres së shëndetësisë, duke i kërkuar takim e diskutim për një protokoll higjiene, që qeveria jonë e futbollit e ka përgatitur në konsultim me ekspertë të UEFA-s dhe FIFA-s, që ai të zbatohet për stërvitje fillimisht e pastaj ndeshje.


Sekretari Ilir Shulku, që ka firmosur shkresën përkatëse në emër të institucionit, kërkon krijimin e një grupi pune të përbashkët për implementimin e këtij protokolli, sipas të cilit futbolli duhet të rifillojë pa praninë e tifozëve dhe me masa të rrepta higjieno-sanitare. Shkresa e protokolluar i është dërguar ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Znj. Ogerta Manasterliu, por për dijeni edhe të ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Znj.Besa Shahini, dhe kryeministrit Edi Rama.



Në të shkruhet:


Propozim i protokollit sanitar per organizimin e ndeshjeve të futbollit.
Të nderuara zonja Ministre,
Me shkresën Nr. 373 Prot, datë 22.04.2020, Federata Shqiptare e Futbollit ju ka propozuar që aktivitetet futbollistike për pjesën e mbetur të sezonit të luhen pa praninë e spektatorëve dhe në masa të rrepta higjiene, duke sugjeruar që faza stërvitore, të rifillonte në datën 2 maj 2020, për veprime stërvitore standard, pa kontakt fizik; ndërsa kampionatet kombëtare të futbollit të rifillojnë rreth datës 20 maj 2020.


Në vijim të kësaj shkrese të mbetur pa përgjigje zyrtare nga ana Juaj, duke marrë shkas nga eksperienca e pjesës më të madhe të vendeve europiane, Ju dërgojmë një propozim mbi protokollin sanitar të organizimit të ndeshjeve të futbollit. Përmes kësaj shkrese, Ju kërkojmë të krijojmë një grup pune të përbashkët për implementimin e këtij protokolli. Ky protokoll është përgatitur pas konsultimeve me ekspertetët e FIFA-s, UEFA-s dhe disa federatave homologe, si dhe me stafin mjeksor të ekipeve kombëtare.

Duke shprehur edhe një herë gatishmërinë për të bashkëpunuar e për të zbatuar me rigorozitet udhëzimet e ekspertëve, mbetemi besimplotë në reagimin tuaj pozitiv”.


Etiketa: , ,

Pas