Kriza energjetike në vend ka detyruar qeverinë të shuajë borxhet e KESh CEZ Shpërndarje me kompensim. Këshilli i Ministrave vendosi dje në mbledhjen e radhës së qeverisë miratimin e marrëveshjes TIP për fillimin e procedurave për shuarjen me kompensim të detyrimeve të ndërsjella ndërmjet institucioneve buxhetore dhe jo buxhetore, ndërmarrjeve dhe shoqërive të kontrolluara nga shteti dhe CEZ-i. Kryeministri Berisha ka autorizuar Ministrinë e Financave që të përdorë të gjitha procedurat shtrënguese ligjore, me qëllim që të shlyhen në një kohë sa më të shkurtër detyrimet e institucioneve buxhetore dhe jobuxhetore të marra përsipër nga KESh-i dhe OST-ja, sipas kësaj marrëveshje, si dhe të gjitha detyrimet e tjera që nuk janë pjesë e kësaj marrëveshjeje.