Aktualitet

“Qeveria u jep ditën, ua merr natën”, PD: Nga paga e luftës mbeten vetëm 2 mijë lekë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:26 - 10/04/20 |
mapo.al

Partia Demokratike thotë se ndihma e vërtetë që qeveria shqiptare i ka dhënë bizneseve të vogal është vetëm 2 mijë lekë.


Në një reagim, ish-deputeti i PD, Agron Shehaj thotë se çdo i vetëpunësuar në biznesin e vogël duhet të paguajë brenda datës 20 prill  rreth 24000 lekë sigurime shoqërore për periudhën janar-mars.


“Një pjese të vogël prej tyre qeveria do ju japë 26000 leke ne muajin prill për pagën e luftës. Atyre do t’u mbeten vetëm 2 mijë lekë në xhep. Ata që nuk do marrin as “pagën e luftës”, duhet të paguajnë nga xhepi i tyre të gjithë shumën 24000 Lekë”, shkruan Shehaj në Facebook.


Sipas tij, paketa e qeverisë për të ndihmuar njerëzit dhe bizneset e vogla është një mashtrim.


“Ato pak lekë që qeveria t’i jep në mëngjes, t’i merr në darkë. Madje shumicës së bizneseve qeveria nuk do t’u japë asgjë dhe do ja u marrë detyrimet fiskale njësoj si në kohë normale. Kjo është lojë e rrezikshme me jetët e njerëzve dhe me ekonominë e vendit”.


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas