Kryesore

Qeveria zgjat gjendjen e “Fatkeqësisë Natyrore” deri në 23 qershor 2020









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:32 - 20/04/20 |
mapo.al

Qeveria i propozon Kuvendit zgjatjen e Fatkeqësisë Natyrore deri në datën 23 qershor 2020. Mësohet se propozimi pritet të miratohet nesër në Komisionin e Ligjeve. Qeveria shpalli gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore më 24 mars për shkak të përhapjes së koronavirusit në vend.



Zgjatja e shpalljes së gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore parashikon vijimin e disa masave për institucionet publike, strukturat operacionale të sistemit të mbrojtjes civile, subjektet private dhe shtetasit shqiptarë.





Vendimi i qeverisë për të shtyrë “Fatkeqësinë Natyrore”



Më herët ishte kryeministri Edi Rama që pohoi sot se gjendja e fatkeqësisë natyrore do të shtyhej, por pa përcaktuar datë të saktë. Duke iu përgjigjur interesimit të një qytetari Rama u shpreh: “Patjetër që do të zgjatet gjendja e emergjencës pas 25 prillit”.


1


Etiketa: , , ,

Pas