Aktualitet

Qiradhënësit nxjerrin fitime nga tërmeti: Rrisin qiratë në Tiranë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:29 - 05/12/19 |
mapo.al

Shoku i pas tërmetit të 26 nëntorit duket se ja ka lënë vendit kërkesës emergjente të një vendi për të futur kokën. Në Tiranë numërohen rreth 1300 shtëpi të pabanueshme, sipas të dhënave zyrtare nga  Zyra e Ministrit Fuqiplotë për Adresimin e Pasojave të Tërmetit, të cilët duhet të akomodohen në shtëpi të sigurta. Ndërkohë që shumë qytetarë që jetojnë në katet e larta në Tiranë po kërkojnë që të zhvendosen në apartamente që janë në katet përdhese apo në shtëpi private.


Xheni Jahja nga Tirana Real Estate tha për Monitor se ditët e fundit ka pasur një kërkesë në rritje qiraxhinjve që kërkojnë që të lëvizin drejt kateve të para, apo shtëpive private. Megjithatë Jahja i cilëson kërkesat e individëve që jetojnë në katet e larta si provizore, pasi I kërkojnë për një periudhë afatshkurtër. Një pjesë sipas saj kërkojnë të zhvendosen për arsye sigurie, ndërsa pjesa tjetër kanë pasur dëmtime të banesës.


Genc Zike nga agjencia DevInf, gjithashtu, thote se ka pasur nje kerkese te shtuar per shtepite ne katet e para dhe per shtepite private.


Edhe Juliana Nela, broker në kompaninë Remax, konfirmoi tendencën në rritje për shtëpi me qira, ku përveç atyre që duan të ndryshojnë shtëpitë e kateve të larta, janë edhe ata që shtëpitë kanë dalë të pabanuara dhe kanë mundësi financiare për të jetuar këto ditë në shtëpi me qira.


Juliana Nela nga Remax, thotë se është vënë re një rritje e çmimit të qirasë. Në shtëpitë me standard, çmimi është rritur nga 50-70 euro më shumë në muaj. Ndërsa shtëpitë e lira, të cilat jepen me qira nga 25 mijë lekë apo 250 euro, nuk kanë pasur ndryshime domethënëse në çmim.


Si do të përballohet kërkesa e shtuar

Agjencitë e pasurive të paluajtshme thonë se do të jetë e vështirë që të përballohet ky fluks i menjëhershëm i kërkesave për qira. Tirana ka një ofertë të limituar të shtëpive me qira në këto moment kur kanë filluar edhe universitetet dhe do të jetë deri diku e vështirë për qiramarrësit e rinj që të kërkojnë shtëpi ekonomike.

“Tregu i qiradhenies eshte i limituar ne Tirane per shtepite qe vijne me cmime ekonomike,”- sqaron Genc Zike nga Devinf. Monitor


Etiketa: ,

Pas