Rajoni

Propozimi i Qoses: Shkëmbimi i territoreve sjell paqen Kosovë-Serbi








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:52 - 28/11/18 |
mapo.al

Në një analizë të shkruar ekskluzivisht për Gazeta Shqiptare, akademiku Rexhep Qosja shprehet pro shkëmbimit të territorit mes Kosovës e Serbisë. Ai sqaron se merret vetëm me konceptin (pra jo me detajet që u takojnë ekspertëve). Akademiku thotë se ideja ka qenë e intelektualëve më parë se të bëhej e politikës dhe se në bisedime duhet përjashtuar Aleksandër Vuçiç për shkak të lidhjeve të tij me Sheshel.


“Shkëmbimi i territoreve të sipërthëna, i arritur në paqe, me Marrëveshje midis shqiptarëve dhe serbëve, me pajtimin në fund të faktorëve ndërkombëtarë, me pajtimin e SHBA-së dhe të BE-së, do ta bënte më të madhe se ç’është sot mundësinë politike, kombëtare e ndërkombëtare, për zgjidhjen përfundimtare, historike, të çështjes së Kosovës: për Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë”,- thekson Qosja.


Akademiku Qosja rendit 9 porosi për bisedimet ku si fillim hyhet si të barabartë. Nga çështjet e hershme historike, te herët kur historia e bisedimet kanë çaluar, profesori thotë se do të duhej një marrëveshje që u vlen edhe atyre që nuk jetojnë më e edhe atyre që nuk kanë lindur ende./GSH.al/


 




Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas