Mapo Letrare

Quartet





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:30 - 19/10/19 |
ro ot

Poezi nga Elisabeta Gockaj


Robër përmbi tokën tonë

I këndoj me zën e shpirtit,
Dheut tim që e lash larg,
Atyre të bukurave troje,
Që ju hapa të thellë plag.


Maleve të lartë si thik ,
Që s’panuan otomanë,
Lumejve që të rrebeluar,
Shpesh prej shtrati kanë dalë.


I këndoj me zënë e shpirtit,
Dhimbjes që korret ç’do vit,
E me thasët e zhgënjimit,
Mbush hambarët e mërzisë.


Qiellit që e humbi ngjyrën,
E u vesh i gjithë si murg,
Shpresës që u arratis,
Pa lënë një adres gjëkund.

I këndoj me zënë e shpirtit,
Ëndrës që se zgjuam dot,
Mijra vjet të nënështruar,
Robër për mbi tokën tonë .

Skllav i lirë

Ty moj botë që vesh k’të nur ,
Me vendin tim s’të ndëroj kurrë.
Më mban vërtet e më ushqen,
Por për këmbim shpirtin më merr.

E vesh si petkun tënd të art,
Ngrihesh në pjedestale lart .
A me ke pyet vall ndonjë herë !?
Pa shpirt tek ty si do jem ndjerë?.

Ti jap krahet…ti jap shumë lirë,
Bëj punët që ti si ke dëshirë,
Ngelem një skllav… një skllav i lirë,
Që si këpus dot këta zinxhirë.

***

Poezi nga Alban F. Tufa

MËRZITË E MIA

Çdo mëngjes kujtoj që hesapet e mia me veten
janë si probleme diplomatike
për çështje thellësisht etike.
Ngrihen mërzitë
dhe mi rrëzojnë dëshirat.
E ndjej
të dyja janë dhe s’janë për mua.
Mundohem t’iu gjej krahasimin që dua…
Mërzitë e mia janë si probleme lokale
çështje kanalesh në fusha e male
të cilat i lëmë për tu zhgjidhur vitin tjetër,
Pikërisht veç mërzitë pikërisht i shtyj për nesër.
Herdokur ato qesin krye ndën hije
si xhinde ne paqe
të puthin në faqe,
ta shembin butë entizuazmin
duke ndërtuar ekuipazhin
e tyre
në shpirtin tim det
që s’flet
por veten kyç
ndanë këtij globi tyç.
Mërzitë i derdhen qytetit
me këmbët e mia pa skenar paraprak
dhe fill pësojnë atak
(s’e di a kardiak).
Por dreqin… kjo zgjat pak…
mbrëmjes (për be!) më kthehen të gjitha në shtrat.

NË QYTETET E VOGLA

Në qytetet e vogla të njohin të gjithë.
T’a rishkruajnë biografinë pas martese, ose thjeshtë pas rikthimit,
si autopsinë pas vdekjes,
pa u përfshirë emocionalisht.
Në këto qytete te vogla të panjohura
nuk mund të mbetesh i panjohur,
identiteti yt është i trashëgueshëm
në i biri i filanit, i biri i filanes.

Të del punë të mendosh publikisht
duke hequr dorë nga vetja,
nga pak,
përfundimisht,
duke e përzhitur të ardhmen masivisht,
e herë të tjera edhe pabesisht.

Në qytete të vogla jetët të thuren
si fijet trapezake të merimangës,
të bardha,
të ngjitshme,
por të papërfillshme (nëse je vigan),
duke mos harruar kurrë fuksionin;
gjithnjë të gatshme
me ta zënë peng intimitetin.

Në qytetet e mëdha është më e thjeshtë
zgjohesh, çel derën,
dhe kokërënduar ecën si biri i askujt,
pa as një sy për be, përmbas
duke t’u shumëzuar vetmia me X.
Aty gjendesh si e panjohura në mes të ekuacionit
ku duhet t’i shpikësh vetë mënyrat
për të zgjidhur veten tënde
në Qendër, përanash, në kënde.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas