Olta Gixhari s’resht së provokuari. Ajo e ka krahasuar së fundmi veten me një eksploziv që shpërthen. Me flokë gërsheta dhe një veshje ngjyrë portokalli, aktorja ka pozuar me shpinë nga banaku i një lokali dhe nuk ka ngurruar ta ndajë fotografinë me ndjekësit e saj në “Instagram”.
Por ajo çka ka tërhequr vëmendje është përshkrimi që Olta i ka bërë vetes. “Emri im është Granata. Unë jam më eksploziv se një kuti C4”- ka shkruar aktorja seksi. Risjellim në vëmendje se Olta Gixhari pohoi para disa ditëve se momentalisht gjendet e dashuruar. Mirëpo, emrin e partnerit preferoi të mos e bënte publik.