Nga kjo e hënë qytetarët britanikë mund të dalin në piknik deri në gjashtë veta, por vetëm duke ruajtur distancimin social dhe higjenën. Njerëzit në Britaninë e Madhe do të lejohen të bëjnë piknik, si në hapësirat publike edhe në kopshtet private, për herë të parë pas dy muajsh.
Njerëzit që duan të bëjnë piknik janë të detyruar të ulen në formën e paralelogramit, pesëkëndëshit ose gjashtëkëndëshit.
Ekspertët e Universitetit të Oksfordit thonë se qëndrimi i njerëzve në këto mënyra do të jetë i sigurt për shëndetin e tyre dhe kështu do të kenë hapësirë të mjaftueshme për të ruajtur distancën dhe higjenën e duhur.
Megjithatë, ekzistojnë shqetësimet se distanca nuk do mund të ruhet, ashtu siç ndodhi edhe në plazhe e parqe menjëherë pas hapjes.
Burimi dailymail.co.uk
Përktheu gazetamapo.al