Aktualitet

“Qytetarët në çadra, vuajnë” – Basha: Koha e pandemisë të shfrytëzohej për rindërtimin








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:14 - 30/11/20 |
mapo.al

Kreu i PD, Lulzim Basha, i ftuar në emisionin ‘Log’ tha se në terren nuk ndjehet asnjë efekt i granteve dhe kredive të ofruara nga konferenca e donatorëve për të dëmtuarit nga tërmeti i një viti më parë.



Basha tha se tashmë acari po nis, në kushtet e mungesës së ujit të pijshëm dhe në kushtet e pandemisë, çdo gjë është e vështirë për qytetarët në çadra.


Kryeopozitari, tha se koha e pandemisë duhej të ishte përdorur për përfundimin e projekteve të ndërtimit.




Ai shtoi se fati i këtyre njerëzve nuk ka përbërë prioritet për qeverinë, ndërsa shtoi se prioriteti i kësaj të fundit, janë inceneratorët dhe tenderat sekretë.



Lulzim Basha tha se në disa nga zonat e dëmtuara nga tërmeti, një pjesë e të moshuarve vuajnë nga sëmundjet e mushkërive për shkak të qëndrimit të gjatë në çadra.

Lexo edhe :  Betimi i Biden, Basha: Pres të punoj me ju për të forcuar aleancën me SHBA-në

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas