Aktualitet

“Qytetarët pa shtëpi pas tërmetit” – Kryemadhi: Më 25 prill nxjerrim Ramën në çadër








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:32 - 27/11/20 |
mapo.al

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, tha në emisionin ‘Zone e Lirë’ se shumë qytetarë jetojnë në çadra pas tërmetit të një viti më parë.



Kryemadhi tha se ne si shoqëri nuk jemi më të gatshëm për një tërmet tjetër, ndërsa tha se qeveria u pa një vit më parë se çfarë mund të bënte.


Kryetarja e LSI tha se ‘tërmeti’ i 25 prillit (zgjedhjet) do ta nxjerin kryeministrin Rama në çadër.




“Nuk jemi gati për të përballuar një tërmet tjetër. Familjet e Durrësit, Thumanës, të Fushë Krujës vazhdojnë të jenë nëpër çadra edhe pse po vjen dimri i dytë.
Por unë them që do të ketë një tërmet të ri, do të jetë tërmeti i 25 prillit, i cili do ta nxjerrë në çadër Edi Ramën.”-tha Kryemadhi.

Lexo edhe :  Kryemadhi: Të hënën prezantojmë programin, me PD-në do koordinohemi në terren


1



Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas