Aleks Kapllaj është një bashkqytetar i yni që jeton në Itali. Ai është gazetar, bashkëpunëtor i “Mapo”, dhe aktivist që përpiqet të ngrejë zërin për problemet që ka Shqipëria. Së fundmi, Kapllaj, i është drejtuar Komisionit Europian me një letër, ku shpreh shqetësimin për shembjen e Teatrit Kombëtar. Nga Brukseli, ai ka marrë përgjigje. Gazeta Mapo po e publikon këtë korespondencë, që e ka sjellë në redaksinë tonë vetë Kapllaj.
Aleks Kapllaj:
Ka vite që dënoncoj korrupsionin e qeverisë Rama dhe paligjshmërinë e tij dhe të parlamentit, te dyja si rezultat i vjedhjes së votave dhe klientelizmit që ka krijuar ai me grupet e bisnesit që nëpërmjet PPP, financiojnë ruajtjen e pushtetit të tij, me të cilin shkatërroi edhe ato pak istitucione pluraliste e demokratike dhe të drejtësisë, që kishte vendosur Shqipëria deri me ardhjen e tij në pushtet.
U jam drejtuar të gjitha istitucioneve evropiane: Komisionit Europian, Keshillit Europian, Parlamentit të EU dhe organizatës për sigurinë OSCE, ku president i radhës është kryeministri i Shqipërisë, për të denoncuar kthimin e Shqipërisë në Narkoshtetin e Europës dhe marrjen peng të vendit tonë nga joint-venturat e krimit me shtetin.
Por, pas shembjes së Teatrit Kombëtar, email-et që u kam dërguar të gjitha istitucioneve europiane dhe drejtuesve të tyre kanë qënë të shpeshta e gati të përditshme.
Dje, zyra e Komisionit Europian, ajo e kontaktit direkt me qytetarët europianë dhe aspiruesit për t’u bërë me të drejta të plota, siç jemi ne shqiptarët, më ka kthyer këtë përgjigje:
I dashur Aleks Kapllaj!
“Faleminderit që kontaktuat qendrën e kontaktit të Europës Direkte. Komisioni shpreh keqardhjen për shkatërrimin e ndërtesës së Teatrit Kombëtar, që ndodhi menjëherë pas thirrjes sonë të ripërsëritur për dialog me të gjitha palët e interesuara.
Sidoqoftë, Komisioni thekson se kompetenca për të marrë vendime për këtë çështje, u takon autoriteteve shqiptare.
Komisioni shprehu shqetësimin për përdorimin e forcës nga policia gjatë protestave. Konstatojmë se kanë filluar hetimet pas prishjes dhe ngjarjeve që pasuan shembjen (dhuna ndaj demonstruesve dhe gazetarëve).
Ne kemi besim se do të zhvillohen hetime të thella dhe se ata që janë përgjegjës do të thirren për t’u përgjigjur për veprimet e tyre.
Përsa i përket shqetësimit tuaj për korrupsionin, Komisioni i kushton rëndësi të madhe drejtësisë dhe respektimit të sundimit të ligjit. Në raportin e vendit 2019, Komisioni Europian vuri në dukje se përpjekjet për të luftuar korrupsionin duhet të vazhdojnë.
Bisedimet e pranimit lejojnë një monitorim edhe më rigoroz dhe vëmendje më të madhe për aplikimin dhe rezultatet në luftën kundër korrupsionit, në përputhje me konkluzionet e fundit të Këshillit të BE.
Shqipëria duhet të mbështesë standardet dhe vlerat e Bashkimit Europian. Përditësime të mëtutjeshme mbi marrëdhëniet midis BE-së dhe Shqipërisë janë në dispozicion në faqen e internetit të Komisionit Evropian: Ne do të jemi të lumtur t’ju ndihmojmë nëse keni pyetje në lidhje me aktivitetet dhe institucionet e Europës”.