Një deklaratë e zëvendësministrit të Infrastrukturës, Artan Shkreli ka bërë xhiron e rrjetit dhe ka frymëzuar dhjetëra meme online.
Shkreli po debatonte me Gjergj Bojaxhiun, kur deklaroi se problemi i menaxhimit të ujit në Tiranë lidhet edhe me faktin se njerëzit lahen më shpesh.
“Nuk ka ujë Tirana se lahen njerëzit nga pesë herë në ditë”, “Mos u lani çdo ditë”, “Qelizë e çmendur që lahesh përditë”, këto janë disa prej memeve që qarkullojnë.
Edhe pse çdo deklaratë ka kontekstin e saj, ajo është bërë virale dhe po komentohet masivisht në rrjet.
Në këtë kontekst, mjeshtri Bujar Kapexhiu ka prodhuar një karikaturë virale, të cilën e gjeni më poshtë. Karikatura titullohet: Qytetari me tekst të palarë.