Aktualitet

Qytetari ndalon Boris Johnson në mes të parkut, dhe i jep leksion për masat (FOTO)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:21 - 11/05/20 |
mapo.al

Kryeministri i Britanisë Boris Johnson po ecte në Parkun e Shën James në Londër, kur një qytetar e ndaloi dhe i dha një leksion, për masat e qeverisë në luftën kundër koronavirusit.


Shkak për këtë është bërë qendrimi kontradiktor i qeverisë, për fundjavën nëse qytetarët duhet të qendronin apo jo të mbyllur në shtëpitë e tyre. Johnson iu kishte bërë thirrje fillimisht qytetarëve që të qendronin në shtëpitë e tyre, dhe më pas përmes një postimi në Twitter, tha që njerëzit duhet të respektonin distancën prej dy metrash me njëri tjetrin.


Pas kësaj, një turmë britanikësh dolën në rrugë dhe parqe. Daily Mail raportoi se kalimtari e ndaloi Johnson dhe akuzoi qeverinë se dërgonte sinjale të ndryshme dhe kontradiktore sa i takon izolimit. Johnson, me kafen e tij në dorë, pasi ishte drejtuar për në zyrë, e dëgjoi të gjithë shqetësimin e kalimtarit.


Një gazetar theksoi se është privilegj të jesh në gjendje ta bësh këtë përpara Kryeministrit të një vendi, pa pasur nevojë të kesh frikë nga pasojat, dhe e lidhi këtë me nivelin e demokracisë në Britani.


Sidoqoftë, siç e theksuan shumica e përdoruesve të Twitter, opsioni për të folur me politikanët dhe përfaqësuesit e publikut duhet të jetë një e drejtë dhe jo një privilegj.

Politikanët dhe ligjvënësit nuk duhet të mbështeten si qenie superiore dhe të paarritshme, dhe as të flasësh me ta mund të konsiderohet një privilegj. Mbi të gjitha, ata janë përgjegjës para publikut të gjerë për secilin vendim që marrin.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas