Qytetaria shqiptare dje fitoi betejën e parë me barbarinë antishtet! Tani është koha e sovranit! Koha për qeveri të besimit popullor nga elita e kombit! Koha për zgjedhje të parakohshme politike dhe vendore!
Ishte kënaqësi e veçantë pjesëmarrja ne manifestimin e djeshem te qytetarise shqiptare te ardhur nga gjithe Shqiperia, nga gjithe brezat dhe grupet shoqerore, qe nga brezi i studenteve te dhjetorit ‘90, intelektuale te shquar, te pune dhe te papune, te majte e te djathte, pa asnje dallim.
Qytetaret shqiptare te tej-lodhur, te tej-varferuar dhe te shkelur me kembe nga barbaria antishtet, nga qeveria me e urryer, me e korruptuar, me e inkriminuar dhe me anti-popullore ne Europen e 30 viteve te fundit, manifestuan dje me shume civilizim njesoj si qytetaret amerikane, angleze, gjermane, franceze apo italine. Ata manifestuan dje per te mbrojtur Kushtetuten dhe Republiken, demokracine, pluralizmin, shtetin e së drejtës, liritë dhe të drejtat tona themelore, manifestimi i parë i këtij lloji në Shqipërinë e pas vitit 1990.
Qytetarët shqiptarë meritojnë falenderim dhe përgëzim të veçantë, respekt dhe mirënjohje pa kufij. Tani eshte koha qe populli te ushtroje sovranitetin e vet te mohuar, ne mbrojtje te interesave tona civile dhe kombetare, si e vetmja rruge-zgjidhje, dhe kur sovrani ben zgjidhjen, te tjeret heshtin. Eshte koha qe sovrani te largoje nje here e mire regjimin, kliken kriminale ne minorance qe rrin ne pushtet me votat e vjedhura, me parate e krimit dhe te droges.
Është koha për zgjedhje të parakohshme politike dhe përsëritje të zgjedhjeve vendore, me një qeveri popullore të besueshme, të formuar nga elita e kombit, nga intelektualët dhe profesionistët më të mirë dhe patriotë që kemi, që fatmirësisht i kemi të shumtë!