Aktualitet

Qytetet me raste të reja koronavirusi, shërohen 17 të infektuar, 3 në gjendje të rëndë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:29 - 25/03/20 |
mapo.al

Kruja i është shtuar hartës së të prekurve me koronavirus në Shqipëri, ku është konfirmuar 1 rast. 23 raste të reja me COVID-19 janë zbuluar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total në 146.


Tirana, Fieri, Lezha, Korça, Durrësi dhe Shkodra janë qytetet ku ka patur raste të reja me COVID-19. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, lajmi i mirë është shërimi i 17 të infektuarve.



“Lajmi i mirë është se 17 qytetarë deri në këto momente janë shëruar (të shtruar dhe të vetëizoluar) pas dy testeve të kryera. Por ata duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim për 14 ditë”, – tha zv.ministrja Mira Rakacolli.


Ndërkohë 3 pacientë janë në gjendje të rëndë për jetën.

•       Tiranë            83 qytetarë

•        Durrës             9 qytetarë

•        Lushnje       4 qytetarë

•        Elbasan      3 qytetarë

•        Fier                   14  qytetarë

•        Rrogozhinë 2    qytetarë

•        Kavajë            4 qytetarë

•        Korcë             11 qytetarë

•        Vlorë              5 qytetarë

•        Shkodër          3 qytetarë

•        Lezhe             4 qytetarë

•        Berat              1 qytetarë

•        Has                 2 qytetarë

·       Krujë                    1 qytetar

 

LEXO EDHE:

146 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri, 23 raste të reja


Etiketa: , ,

Pas