Aktualitet

Qytetet që na zënë brenda





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 13:14 - 27/11/19 |
Nga Artan Fuga

Nga Artan Fuga


Besoj se edhe qurravecë janë tani me shqetësimin tim tridhjetëvjeçarë se po ndërtojmë qytete që do të n’a zënë brenda.



Sepse pashë një deputete që nxirrte lot krokodili për tragjedinë qe po kalon vendi. Ka dekada që censuron pikërisht ajo çdo përpjekje shkencore që kërkon të n’a ndalojë të shkojmë me budallallik me kokë te muri.


Qeshim si të dehur kur n’a venë punët mbrodh, qurravitemi kur na zë brenda e keqja.

Flukse piramidale demografike për t’u vendosur kombëtarisht në zona kënetore dhe moçalishte… Qytete që na zënë brenda.

Të varrosim me dhimbje të vdekurit për të cilët jemi ngapak të gjithë fajtorë dhe pastaj t’i thërrasim mendjes.

Kush është i çmendur tani o deputete, ti apo unë? Kujton se harrohet cfarë ke bërë?


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas