Në pamje të parë, të duket sikur asgjë nuk është reale, dhe të gjitha ato pamje janë skena për një film fantashkencë, gjatë një periudhe apokaliptike.
Në qytet janë ndërtuar godina të larta ku janë shpenzuar miliarda $, por nuk jeton njeri. Vetëm disa familje…
Bëhet fjalë për qytetin që gjendet rreth 50 kilometra larg kryeqytetit të Iranit, Teheran. Pardis është pjesë e projektit “Mehra Mer” që në vitin 2010 filloi ta ndërtoj kompania “Kuzu Group”. Por si tek shumë projekte tjera gjigante, edhe te ky duket se jo gjithçka ka shkuar sipas planit.
Pardis duket si një qytet “fantazmë”, ashtu i pajetë, i tejdukshëm dhe që po të hysh thellë në skutat e tij, të kall datën.
Aty ishte planifikuar të ndërtohet nga e para një zonë urbane që do lidhte qytetet kryesore të Iranit përmes transportit hekurudhor, ku do të kishte spitale, shkolla e parqe. Kur filloi ndërtimi, shumë pak i ishte kushtuar rëndësi kushteve ekologjike dhe natyrore e kështu shpejt e kuptuan se si ata 200 mijë banorë që do të duhej të jetonin aty, nuk kanë qasje në ujë të pijshëm, ngrohje apo në infrastrukturën e kanalizimit.
Ndërtimi kishte filluar në kohën më të vështirë, ku ekonomia e vendit kishte luhatje dhe goditej vazhdimisht nga inflacioni, ku si rezultat i këtyre çështje projekti mbeti në gjysmë.
“Ndërtimi i këtij qyteti kishte për qëllim që të zvogëlojë mbingarkesën në qytete të mëdha që ishin goditur nga problemet e ndryshme infrastrukturore, të trafikut dhe çmimeve të larta të qirave qoftë të apartamenteve apo shtëpive”, ka deklaruar fotografi Manolo Espaliu.