Friday, June 2, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Qyteti i vogël që ia doli të bllokojë Rusinë e “frikshme”

by us er1
23/03/2022
in Aktualitet, Bota
0

Nga Andrew Harding, BBC

Ishte një prej betejave më vendimtare të luftës deri më tani- një përplasje dyditore për kontrollin e qytetit bujqësor Voznesensk dhe urës së rëndësishme strategjike të këtij qyteti.



Fitorja do kishte bërë të mundur që forcat ruse të përparonin më tej në perëndim përgjatë brigjeve të Detit të Zi në drejtim të portit të Odesës dhe një centrali të madh bërthamor.

Por trupat ukrainase, të mbështetura nga një ushtri eklektike vullnetarësh vendas, i dhanë një goditje dërrmuese planeve ruse, fillimisht duke hedhur në urë erën dhe më pas duke zmbrapsur ushtrinë pushtuese deri në 100 kilometra në lindje.

“Është e vështirë të shpjegohet se si e bëmë këtë. Kjo është falë shpirtit luftarak të popullit tonë dhe ushtrisë ukrainase,” tha kryebashkiaku 32-vjeçar i Voznesensk, Yevheni Velichko, duke qëndruar me mburojë anti-plumb bashkë me rojet përpara bashkisë.

Por pothuajse tre javë pas asaj beteje, kryebashkiaku paralajmëron se një tjetër sulm nga forcat ruse është i afërt dhe mbrojtësve të qytetit u mungojnë armët për ta mbajtur atë për herë të dytë.

“Ky është një vend kaq strategjik. Ne nuk po mbrojmë vetëm qytetin, por të gjithë territorin pas tij. Dhe nuk kemi armët e rënda që ka armiku ynë,” thotë ai.

Ashtu si në shumë vija të frontit në Ukrainë, raketat anti-tank të furnizuara nga Britania rezultuan vendimtare për të kthyer valën kundër armaturës ruse në Voznesensk, duke e lënë qytetin të mbushur me rrënojat e 30 tankeve, makinave të blinduara, madje edhe një helikopteri.

“Vetëm falë këtyre armëve ne arritëm të mundim armikun tonë këtu. Dhe i falenderojmë partnerët tanë për mbështetjen e tyre. por ne kemi nevojë për më shumë. Kolonat e armikut do vazhdojnë të vijnë,” thotë Velichko.

Rëndësia strategjike e Voznosensk u bë e qartë menjëherë pasi forcat ruse nuk arritën të kapin një urë edhe më të madhe, më në jug, përgjatë lumit të dytë më të madh të Ukrainës, Buhu jugor.

Sot Voznosensk nuk është një qytet fantazmë, i përhumbur mes sirenave të rregullta të sulmeve ajrore. Por mijëra janë larguar javët e fundit, me tren ose në rrugët e fshatit, të cilat kalojnë përmes fushave të gjera me grurë.

Shumë prej atyre, që kanë zgjedhur të qëndrojnë pas, duket se janë ende të etur për të folur për fitoren e tyre të jashtëzakonshme.

“Ishte një përpjekje kolosale nga i gjithë qyteti,” thotë Alexandër, një shitës vendas që filmoi veten në vijën e frontit me një AK47, duke bërtitur: “Ejani bukuroshet e mia”, ndërsa një vullnetar tjetër hodhi një raketë drejt pozicioneve ruse.

“Ne përdornim pushkë gjuetie, njerëzit hidhnin tulla dhe kavanoza, plakat ngarkonin thasë të rëndë me rërë. Rusët nuk dinin se ku të shikonin ose nga do të vinte sulmi i radhës. Nuk e kam parë kurrë komunitetin të mblidhet kështu,” thotë ai, duke qëndruar pranë rrënojave të urës, të cilën forcat ukrainase e shkatërruan brenda disa orësh nga sulmi i parë rus.

Gjurmët e tankeve ruse janë ende në kopshtin e Svetlana Nikolaevnës në fshatin Rakove, në skajin jugor të Voznesenk, ku u zhvilluan disa nga luftimet më të ashpra.

Fashat e përgjakura dhe gavetat e racioneve ruse varen mbi gardh. 59-vjeçarja tregon kasollen e pajisjeve të burrit të saj, duke shpjeguar se dy ushtarë ukrainas ishin mbajtur rob aty nga rusët dhe u shpëtuan nga ekzekutimi vetëm nga një valë luftimesh.

“Shikoni njollat e gjakut në derën time,” thotë ajo duke ftuar vizitorët brenda kasolles së shkatërruar. Ndërsa ajo dhe familja e saj u strehuan në një bodrum aty pranë, rusët e shndërruan të gjithë shtëpinë e saj në një spital fushor të improvizuar.

“U ktheva ditën e dytë për të marrë disa rroba. Kishte të plagosur të shtrirë gjithandej. Dhjetë prej tyre, mendoj. Unë pastrova pjesën më të madhe të gjakut,” thotë ajo.

“Ata u larguan me nxitim brenda një nate. Lanë gjithçka pas- çizme, çorape, mburoja trupi, helmeta- ngarkuan të vdekurit dhe të plagosurit dhe u larguan”.

Ishte detyra e drejtorit lokal të funeraleve, Mykhailo Sokurenko që të kërkonte nëpër fusha për trupat e rusëve të vdekur dhe t’i ngarkonte në një vagon treni.

“Nuk i konsideroj qenie njerëzore pas kësaj që bënë këtu. Por do ishte e gabuar që thjesht t’i linim nëpër fusha, duke i frikësuar njerëzit edhe pas vdekjes së tyre,” thotë ai.

“Këta ruse janë të sëmurë në kokë, kështu që ne duhet të jemi vigjilentë. Por fitorja do të vijë dhe ne do i dëbojmë rusët nga të gjithë tokat tona”.

Tags: Rusiaushtria ukrainase

JU SUGJEROJME

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!
Aktualitet

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!

31/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
SHIFRA E DITËS: Në 10 vite ka ikur 7.5 përqind e popullsisë, humbja në miliarda euro
Aktualitet

10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria

08/03/2023
Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i  varfëron edhe më tepër shqiptarët
Aktualitet

Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i varfëron edhe më tepër shqiptarët

08/03/2023
Next Post
Djali i kthyer nga Italia infektoi nënën, kush janë dy rastet e reja me COVID-19 në Lushnje

Mbyllet spitali Infektiv, pacientët me Covid do të transferohen në Covid 3

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
  • Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  
  • Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET
  • 25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast
  • Rektori i UET, Gjuraj rizgjidhet nënkryetar i Konferencës se Rektorëve të Shqipërisë










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In