fbpx

Aktualitet

Ra ky mort dhe u pamë!





               Publikuar në : 12:16 - 02/12/19 |
mapo.al

Nga Elton Laska*


Gjendja në Kurbin vazhdon të jetë e dhimbshme. Gjatë këtyre netëve një numër i madh qytetarëve janë detyruar të flenë vetura dhe të tjerët në qiell të hapur pasi që s’kanë nga t’ia mbajnë.



Qeveria po sillet si tutore e gjithë shoqërisë dhe jo si administratore e saj. Aq është e vërtetë sa edhe ndihmat e grumbulluara, nuk i lejojnë OJF si vullnetarë, por i ka marrë ministria e brëndshme dhe një Zot e di se nga i ka degdis bashkë me “bashkinë që duam”. Po na thonë çdo ditë qytetarë nga jashtë Shqipërie se duam të dërgojmë ndihma por doganat tona të famshme kanë marrë urdhër nga qeveria për t’i penguar.


Mendoni, në kohë krize si e tashmja, qeveria Shqipëtare duke u shty me OJF-të se kush po merr flamurin t’i ndajë ndihmat. Sa shumë zënka kam dëgjuar këto kohë, e sa pak punë kanë bërë.

Qytetarët në zonat e prekura kanë qenë të varfër edhe para tërmetit, nuk është se kanë lanë milionat nën themele. Por, ata aq patën dhe i humbën.

Dhe tanë e dimë se varfëria gjithmonë përcillet me kufizim apo mungesë informacionesh, me pak kompetencë për qytetarin dhe me shumë kompetencë për institucionin, me vetëmohim dhe pranim të shtypjes. E aktivistët dhe vullnetarët shantazhohen dhe kërcënohen të mos flasin të vërtetën.

E vetmja fjali që përdor bashkia e qeveria është “mos hapni panik”. Aloooooo, njerëzit janë duke fjet jashtë, nuk kanë ushqim, nuk po asistohen personat me aftësi të kufizuar, katastrofa ka fytyrën e ditëve të sotme.

*Avokat, aktivist në Kurbin


Etiketa: , , ,

Pas