fbpx

Aktualitet

Ra në koma pas aksidentit në Elbasan, ndërron jetë 20-vjeçarja





               Publikuar në : 17:31 - 21/11/19 |
mapo.al

Ka ndërruar jetë këtë pasdite në Spitalin e Traumës në Tiranë, 20-vjeçarja e cila pak ditë më parë u aksidentua në Krastë të Elbasanit. Kujtojmë se që prej ditës së aksidentit, e reja e identifikuar si Elda Samurri, mbeti në gjendje kome.


Por lajmi më i trishtë erdhi sot, pasi ajo i mbylli sytë përgjithmonë. Para disa ditësh, automjeti me të cilin udhëtonte 20-vjeçarja, humbi kontrollin dhe u përplas me bordurat anësore të rrugës.



Për pasojë, Samurri mbeti e plagosur rëndë dhe u transportua me urgjencë drejt spitalit të Traumës në kryeqytet për ndihmë të specializuar mjekësore, por duket se gjithçka u kthye në fatalitet sot për të.



Etiketa: ,

Pas