Aktualitet

Ra në pus dhe humbi jetën, zjarrfikësit nxjerrin trupin e 65-vjeçarit (FOTO)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:52 - 27/08/21 |
mapo.al

Një operacion sa sfidues por edhe i rrezikshëm është organizuar në Bathore të Kamzës nga zjarrfikësit e këtij qyteti.






Ata janë njoftuar se një 65-vjeçar me iniciale Q.H. ka rënë brenda një pusi dhe për pasojë ka ndërruar jetë. 65-vjeçari ka qenë duke punuar për ta pastruar pusin në banesën e Q. M.


Ashtu siç shihet në pamjet e siguruar, viktima kishte rënë në një gropë tepër të ngushtë dhe ishte shumë e vështirë të nxirrej. Dyshohet se ai kishte humbur jetën si pasojë e gazit që ka çliruar nëntoka.







Të gjendur në këto kushte zjarrfikësit e Kamzës kanë përdorur një bombol oksigjeni për të bërë të mundur ndërhyrjen deri në thellësinë ku ishte trupi i pajetë i 65-vjeçarit.




Pavarësish se zjarrfikësve u rrezikohej jeta ata nuk kanë hezituar që të ndërhyjnë në pus.



“#zjarrfikësitkamëz 🚒 Pas thirrjes për ndihmë në një ngjarje të rëndë ku një person kishte rënë në pus, dolën menjëherë në veprim ku pavarësisht rrezikut që ju kanosej nga gazrat e tokës thellësia si dhe dimensioni tepër i ngushtë i pusit ,#zjarrfikësitkamëz pas një pune të lodhshme dhe të mundimshme bënë të mundur nxjerrjen e trupit. #zjarrefikesitkamez 🚒 janë të kudondodhur për çdo nevojë dhe shërbim që mund të ketë vendi .👏 ” thuhet në një reagim nga zjarrfikësit Kamëz.

Ndërkohë sot u bë arrestimi i shtetasit Q. M., pasi në Bathore, në rrugën “Rozafa”, si pasojë e mosrrespektimit të rregullave që kanë të bëjnë me punën, gjatë pastrimit të pusit në banesën e tij, ka rënë brenda tij dhe ka humbur jetën punëtori Q. H., 65 vjeç.

1


Etiketa: , ,

Pas