Lajme të mira vinë nga spitali për portierin e Partizanit, Aldo Teqja. 24-vjeçari tashmë po rikuperohet dhe shumë shpejt do t’i kthehet fushës së blertë.
“Ndihem mirë…më e keqja kaloi, do të rikthehem shpejt në fushën e lojës”, tha portier i Partizanit për T.Ch.
Gjendjen e mirë shëndetësore të tij e konfirmojnë edhe mjekët që po e mbajnë nën kujdes.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë u shënua katër ditë më parë në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet.