Sport

Ra nga kati i gjashtë i pallatit, vdes futbollisti i njohur














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:49 - 07/10/19 |
ro ot

Hedhja nga kati i gjashtë i një kompleksi apartamentesh i ka kushtuar jetën ish-lojtarit të Gremios, Ezequiel Esperon. Futbollisti 23 vjeçar mësohet se ishte i pafat në momentin kur u shkëput nga ballkoni i shtëpisë së tij në Buenos Aires, ku përplasja rezultoi fatale për jetën.






Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 3 të mëngjesit të së dielës në lagjen “Villa Devoto” të kryeqytetit argjentinas, ndërsa po ndiqte një festë. Ai u dërgua në Spitalin e afërt Zubizarreta pa shenja jete.


Karriera e Esperonit filloi me All Boys në Argjentinë për të kaluar më pas te Gremio, ku u bë edhe i njohur. Së fundmi, 23 vjeçari ishte pjesë e Atlante de Meksiko dhe prej 7 muajsh nuk kishte kontratë. Policia lokale ka hapur një hetim mbi vdekjen e Esperon, por tashmë ka deklaruar se ata e shikojnë incidentin si një aksident tragjik dhe hetimet mund të mbyllen shumë shpejt.







1







Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas