Aktualitet

Ra nga kati i pestë – Si shpëtoi mrekullisht i riu në Librazhd








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:55 - 29/10/20 |
mapo.al

Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë në Librazhd ku një i ri ka rënë nga kati i pestë i pallatit ku banonte.


Mësohet se J.Sejdini, 24 vjeç, ka rënë nga kati i pestë në momentin kur i vëllai po zbriste shkallët.


Dyshohet se ai ka rënë aksidentalisht, ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia për ngjarjen në fjalë.



Duket se i riu është me fat, pasi ai ka rënë mbi një pemë përpara pallatit.


I riu, është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.


Mësohet se Sejdini ka thyer njërën këmbë. Familja e të riut ka një biznes ushqimor në qytet.

LEXO EDHE: 

24-vjeçari hidhet nga pallati në Librazhd, niset me urgjencë drejt Traumës

/Mapo.al/


Etiketa: ,

Pas