Aktualitet

Radhë kilometrike në Kakavijë, pala greke pezullon punën








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:26 - 13/08/20 |
mapo.al

Qytetarët shqiptarë po përballen me radhë kilometrike në Kakavijë pasi pikat kufitare me urdhër të palës greke janë të mbyllura gjatë fashës së orarit 22:00-06:00.


Radha ka shkuar mbi 10 km në Kakavijë.


Gjitashtu në mesditë pala greke ka pezulluar punën në doganën e Kakavijës. Shkak është bërë lodhja nga fluksi i lartë i emigrantëve shqiptarë që duan të hyjnë në shtetin grek.


Çdo qytetar që dëshiron të hyjë në shtetin grek duhet të bëjë më parë tamponin në kufi, duke krijuar një grumbullim të madh njerëzish e automjetesh.


Mësohet se pala greke punon me 1 sportel dhe shumë rrallë shton një sportel të dytë.

Duke nisur nga data 16 gusht 2020, shtetasit që hyjnë në Greqi nëpërmjet pikave të Kalimit të kufirit Kakavijë dhe të kufirit Kapshticë, do të karatinohen për 7 ditë.


Etiketa: , ,

Pas