Tërmeti i fortë 6.4 ballë dhe postgoditjet, kanë shkaktuar jo vetëm viktima e të plagosur, por kanë krijuar edhe panik te shumë qytetarë. Disa kanë marrë rrugët e jugut e disa ato të veriut.
Qytetarët që jetojnë në Tiranë e Durrës, janë duke u larguar për të kaluar mbrëmjen diku tjetër, nga frika e ndonjë tërmeti. Ndërkohë JOQ raporton se ish-kryebashkiaku Vangjush Dako, është larguar nga Durrësi drejt veriut.
Etiketa: largohen drejt veriut, panik te qytetaret, vangjush dko largohet nga durresi