Wednesday, March 22, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Radhët e trishta të pensionistëve në Kurbin, dhe mburrja e qeverisë me pandeminë

by mapo.al
11/11/2020
in Aktualitet, Blog
0

Propaganda është kura e fundit për Covid-19 dhe për ekonominë që po merr tatëpjetën për shkak të mbështetjes së ulët të shtetit shqiptar.

Kryeministri Edi Rama mesa duket është i fundit që do ta kuptojë, teksa gjatë konferencës së sotme, shqiptarëve u ofroi propagandë dhe nuk dha asnjë përgjigje për kërkesat për rritje të numrit të testimeve, apo për subvencionim të ilaçeve për pacientët e prekur me Covid-19.



Nga goja e kryeministrit sot mësuam se Shqipëria e ka menaxhuar pandeminë më mirë se vendet e BE-së madje dhe se vetë SHBA-ja, teksa kur e dëgjoja të fliste m’u kujtua 69 vjeçari, Reshat Gremi, që ditën e djeshme i dha fund jetës duke u vetëhedhur nga spitali Covid-1. M’u kujtuan edhe tre pacientë të tjerë që u vetëhodhën nga spitali “Shefqet Ndroqi” duke gjetur vdekjen e menjëhershme gjatë tre muajve të fundit. Mu kujtuan dhjetra pacientë që presin me ditë të tëra përpara spitaleve për të kryer një tampon. Janë me dhjetra ata që kanë humbur jetën në pritje të përgjigjes së tamponit, por për kryeministrin shqiptar dhe shpurën e tij, kjo ndodh edhe në vende të tjera dhe për këtë bëhen edhe filma.

Unë kam kryer edhe fakultetin e shkencave mjeksore dhe i kuptoj shumë mirë problemet me të cilat sot përballet sistemi, ndaj qeveria me urgjencë duhet të marrë parasysh propozimet e kryedemokratit Lulzim Basha dhe t’i vërë në zbatim si e vetmja masë për të parandaluar një katastrofë humanitare, pasi brishtësia e sistemit tonë shëndetësor nuk e përballon një valë masive infektimi si kjo që po ndodh.

Një familje shqiptare me të ardhurat që i siguron nga pagat në Shqipëri e ka të pamundur të përballojë faturën e kripur për kurimin e një pacienti me covid-19, ku vetëm për një person është të paktën 100 mijë lekë të reja.

Dua të kujtoj se paga minimale në Shqipëri është vetëm 26 mijë lekë të reja, pjesën tjetër të llogarisë bëjeni vetë.

Në këtë periudhë të vështirë dhe ndihma nga jashtë është thuajse e pamundur pasi të gjitha vendet sot po përballen me kapacitete të plota me koronavirusin.

Qeveria Rama, në krye të herës, duhej të merrte masa për të kufizuar lëvizjen për pensionistët dhe target-grupet më të rrezikuara nga Covid-19. Unë i shikoj me dhimbje radhët e pensionistëve tek posta ku fare mirë pensioni i tyre mund të dërgohej në shtëpi pa kosto.

Asnjë masë nuk po nerret në kohë, ndaj sot po flasim për shifra që na trondisin, ku numri i viktimave ka shkuar në mbi 580 dhe janë mbi 25.300 raste të infektuar.

Ramën dhe Manastirliun i ftoj të vizitojnë spitalin provizor në Kurbin, pasi edhe pse ka kaluar 1 vit nga tërmeti i 26 nëntorit, ky objekt nuk është ndërtuar as në 3D.

Koha që qytetarët të marrin vetë në duar fatin e tyre dhe të kenë një përfaqësim dinjitoz është pranë, por kjo kërkon angazhim, seriozitet dhe alternativë.

Narkodiktatorët duhet të përfundojnë në analet e historisë, aty ku e kanë vendin dhe shqiptarët meritojnë një qeverisje që ka prioritet ata dhe jo krimin e oligarkët.

 

Tags: Elton LaskakomentiKurbin

JU SUGJEROJME

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
SHIFRA E DITËS: Në 10 vite ka ikur 7.5 përqind e popullsisë, humbja në miliarda euro
Aktualitet

10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria

08/03/2023
Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i  varfëron edhe më tepër shqiptarët
Aktualitet

Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i varfëron edhe më tepër shqiptarët

08/03/2023
ESPUMISAN është e vetmja zgjidhje efikase për njerëzit që vuajnë nga fryrja e barkut
Aktualitet

ESPUMISAN është e vetmja zgjidhje efikase për njerëzit që vuajnë nga fryrja e barkut

03/03/2023
Next Post
Padia për Lleshajn, Gazment Bardhi: Ministri mbetje komuniste

Bardhi-Ramës: Rri te plehrat se je mirë, mos u merr me procesin e PD

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
  • Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
  • Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In