Aktualitet

Radioja prestigjioze italiane, jehonë Gazetës Mapo














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:51 - 31/03/21 |
mapo.al

Një poezi e italianit Domenico Pisina është bërë shkak që portali italian “RTM News” të flasë për rubrikën e përjavshme “Mapo Letrare” të redaktorit Mark Simoni, në gazetën Mapo.






Portali citon Mapo-n duke sqaruar që gazeta ka botuar pesë poezi të Pisana-s të përkthyera nga Juljana Mehmeti.


“Vëmendja e shtypit të huaj u përqëndrua mbi veprimtarinë letrare të Presidentit të Klubit Letrar Quasimodo në Modica, Domenico Pisana.







Poezia e tij u pikas të shtunën e kaluar, në Tiranë në Shqipëri, nga revista javore “Mapo Letrare” e kryeredaktorit Mark Simoni.



Revista i kushtoi një faqe poetit Modica me botimin e 5 poezive të përkthyera nga poetja Jiuljana Mehmeti”, shkruan RTM News.



Për këtë botim të Gazetës Mapo ka reaguar edhe poeti italian, i cili e cilësoi punën e Simonit dhe përkthyeses Mehmeti si një surprizë të bukur që e ka inspiruar të merret edhe më shumë me shkrime.

“Ishte një surprizë e bukur – thotë Pisana – e cila më bëri të kujtoj fjalët e Shën Françeskut atje ku ai thotë: “kush jep, merr”.

Në të vërtetë, duke menduar për të, vitet e fundit jam marrë me poetë dhe shkrimtarë të ndryshëm italianë dhe të huaj, me libra, recensione, ese dhe shkrime të ndryshme.

 Unë i vlerësoj veprat dhe flas për to. Shoh që maksima françeskane është shumë e vërtetë, pasi marr mirënjohje dhe çertifikata vlerësimi pa kërkuar asgjë, siç dëshmohet nga shumë poezi të deklaruara nga aktorë dhe tregimtarë, përkthimet e autorëve të ndryshëm, intervistat dhe interesi i shtypit të huaj.

 Në fakt, ‘Il Giornale Italiano de Espana’ në Madrid, gazeta në internet ‘L’ItaloEuropeo Independent’ në Londër, revista Franceze ‘La Voce’ në Paris, revista letrare ndërkombëtare Galaktika Poetike ‘ kanë botuar gjithashtu poezinë time. ”, Gazeta në internet e Arabisë Saudite, revista rumune ‘Tribuna’, revista italo-shqiptare ‘Alternative’, revista letrare turke ‘Papirus’”, u shpreh autori italian.

Domenico Pisina ka falenderuar përzemërisht përkthyesen Juliana Mehmeti dhe gazetën Mapo për vëmëndjen e kushtuar ndaj tij.

“Falënderoj redaktorin e së përjavshmes ‘Mapo Letrare’ dhe përkthyesen Juliana Mehemeti që i kushtuan vëmendje poezisë time; Jam i kënaqur me këto momente sepse ato më zgjerojnë horizontet kulturore gjithnjë e më shumë, më vënë në kontakt me realitete të ndryshme dhe më bëjnë të kuptoj se si fjala poetike, në format dhe shprehjet e saj të ndryshme, është me të vërtetë një mjet për tu lidhur me botën e Modica të një krahine të pasur me histori, art dhe kulturë” – ka thënë Pisano.

Ndërsa RTM News ka bërë një prezantim të Juljana Mehmetit për të gjithë adhuruesit e poezisë dhe letrares.

“Përkthyesja e Domenico Pisana, Juljana Mehmeti, me origjinë nga qyteti i Durrësit, ka pesë koleksione me poezi: “Soft – Poesie”, “Vramendje” – (“Rimugino”), “Oltrepassare”, dhe një koleksion të poezi në gjuhën angleze, “Në dritën e tij”, botuar në Hollandë në korrik 2019. Përmbledhja me poezi “Namastè”, është përmbledhja e tij e fundit e botuar në Itali”, shkruan media italiane.

Shkrimin origjinal të portalit italian mund ta gjeni këtu.

Ndërsa rubrikën MAPO LETRARE të Gazetës Mapo mund ta lexoni këtu.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas