Aktualitet

Raiola “pushton” edhe shoqatën e agjentëve italianë, zgjidhet president nderi














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:37 - 30/10/21 |
mapo.al

Mino Raiola është presidenti i ri i nderit i IAFA-s (Shoqata Italiane e Agjentëve të Futbollit), e cila është e lidhur me Forumin e Futbollit (TFF), një shoqatë ndërkombëtare e agjentëve të futbollit, e kryesuar nga vetë Raiola.






Marrëveshja e dyfishtë u zyrtarizua në Montecarlo, në prani të presidentit IAFA, Christian Bosco, nënpresidentes Helga Leoni dhe këshilltarit Antonio Salerno.


“Jam i lumtur dhe i nderuar për këtë emërim dhe falenderoj ata që më kanë dhënë për besimin. Eshtë një ditë shumë e rëndësishme fakti, që IAFA bëhet pjesë e TFF-së, çka përfaqëson një hap të mëtejshëm përpara në projektin tonë, i cili u drejtohet të gjithë agjentëve, atyre që janë pjesë e kompanive të mëdha, atyre që punojnë vetëm, atyre që janë prej vitesh në botën tonë dhe ata që sapo kanë hyrë në të,”- është shprehur Raiola.







Të gjithë ata, si dhe të gjithë lojtarët që duan të anëtarësohen në shoqatën tonë, mund të gjejnë te TFF një pikë referimi, mbështetjeje dhe mbrojtjeje të tyre. Qëllimi ynë është në fakt të përfaqësojmë të gjithë agjentët dhe lojtarët për t’i siguruar që ata të dëgjohen dhe të marrin pjesë aktive në projektet e zhvillimit strategjik në botën e futbollit”.




 



 

 

1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas