Ralf Gjoni pati momentin më të keq ndër gjithë deputetët e rinj që zgjodhën të hyjnë në parlament pasi opozita dogji mandatet. Ai u spërkat me bojë të kuqe mëngjesin e sotëm teksa ishte drejtuar parlamentit. Duke folur pasdite, për marrjen e mandatit dhe qendrimin që do mbajë në Kuvend ai tha se është i pakënaqur me LSI-në, por gjithsesi “shkarkimin e Metës nuk e votoj”.
“Kontributi im ka qenë gjithnjë pro integrimit, pro perendimit. Nuk e kisha imagjinuar dezintegrimit e LSI as në ëndrrat më të këqija. LSI është në rrugë pa krye, me çizmeve dhe bojëra”, tha Gjoni.
Më tej ai tha se tradhtarë nuk janë ata që hynë në parlament, por ata që dogjën mandatet. “Unë kam plotësuar vakancat në bazë të Kushtetutës për të mbajtur në këmbë Parlamentin”.
Pyetje: Keni qenë këshilltar i Metës a do votoni (nëse ju kërkohet) shkarkimin e tij nga posti i Presidentit?
Gjoni: Nga angazhimi si këshilltar i Metës kam vetem kutjime të bukura. I ruaj me fanatizëm nuk e hedh poshtë Meten. Nuk do votoja për shkarkimin e Presidentit.
/Mapo.al