Kryesore

Ralf Gjoni flet për ‘rrogë të qelbur’! Ish-ministri: U votua partia














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:52 - 21/03/19 |
mapo.al

Teksa jashtë selisë së Parlamentit janë grumbulluar mijëra njerëz, Deputetët Ralf Gjoni, Nimet Musai dhe Enada Kapllani janë betuar në Kuvend. Ata janë tre emrat më të fundit që i bashkohen atyre që pranuan mandatin e deputetit pas vendimit politik të opozitës për djegien e mandateve.






Ralf Gjoni, Nimet Musai dhe Enada Kapllani ishin kandidatë në listat zgjedhore të LSI duke plotësuar kështu vakancën e krijuar pas dorëzimit të mandatit nga ish-deputetë të kësaj partie. Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi lexoi formulën e betimit dhe të tre deputetët u betuan në Kuvend.


Pavarësisht sulmit ndaj tij në dalje të apartamentit, Ralf Gjoni, kandidat për deputet nga radhët e LSI-së, është paraqitur në seancën plenare të Kuvendit të Republikës për të bërë betimin.







Përpara se të hynte në godinën e legjislativit, Gjoni foli për mediet duke thënë se nuk hynte në Kuvend për një rrogë “të qelbur”, siç e cilësoi, e garantoi se nuk do t’i bënte as fresk qeverisë.




“Nuk kam ardhur këtu për të marrë një rrogë të qelbur. Kam vendosur të futem në Kuvend, kam ardhur të betohem, për të përfaqësuar të gjithë ata shqiptarë të papërfaqësuar nga këta politikanë të papërgjegjshëm. Unë jam shtetas shqiptar dhe i huaj, jam i shkolluar jashtë dhe i punësuar jashtë. Nuk kam ardhur këtu në Kuvend për t’i bërë fresk qeverisë. A më njihni mua apo jo?”, tha Ralf Gjoni, kandidati për deputet nga radhët e LSI-së, teksa hynte në Kuvend me shenja boje të kuqe në fytyrë.



Por ish-ministri i LSI, Ylli Manjani publikoi një fletë votimi online.

“Kjo është fleta e votimit e përdorur në votimet për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017. Pra votuesit kanë zgjedhur partitë jo emrat në listat e tyre!!! Të vetmit emra që mund të themi se janë zgjedhur janë ato të kryetarëve të partive që janë djathas fletës. Asnjë emër tjetër, po asnjë fare!

Nuk është zgjedhur as Lefter Koka e madje as Sali Berisha, Monika Kryemadhi apo Taulant Balla e Gramoz Ruçi me shokë…. Askush përveç partive dhe kryetarëve të tyre nuk është zgjedhur. Le pastaj të pretendosh që populli paska zgjedhur fundlistësit Ylli Shehu, Edmond Rrushi, Kujtim Gjuzi, Ralf Gjoni e te tjerë që s’ua dimë as emrat.

Ky është sistemi i votimit që kemi!

Ndaj ato deklaratat e renegatëve që “më ka votuar populli” janë palaçollëk politik e juridik! Le pastaj ata që deklarojnë se “ju ka thënë Amerika dhe Europa…” E përsëris: ligjet përcaktojnë si zëvendësohen emrat, por jo partitë në Parlament! Ky është sistemi i partive jo i emrave, për të mirë apo për të keq!”

No photo description available.

1


Etiketa: , , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas