Kryesore

Ralf Gjoni merret në mbrojtje, por ja çfarë deklaronte në janar





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:31 - 22/03/19 |
mapo.al

Ralf Gjoni, deputeti i ri i Kuvendit, thotë në rrjetet sociale se i është ofruar mbrojtja e policisë. Në postimin e atij, ai u bën thirrje kandidatëve të listave të PD dhe PS që të mos intimidohen.


“Shpresën nuk duhet t’a presim si dhuratë nga të tjerët, por duhet t’a krijojmë vetë. Falenderoj Policinë e Shtetit për reagimin e menjëhershëm dhe mbrojtjen e ofruar gjatë ditës së djeshme e në vazhdim si dhe miqtë dhe njerëzit e mirë të shumtë që më ofruan mbështetjen e tyre gjatë ditës së betimit në Kuvend. U bëj thirrje të gjithë kandidatëve në listat elektorale të mos intimidohen nga rruga por të marrin përgjegjësitë e tyre në këto momente të vështira për vendin. Askush nuk duhet lejuar të cënojë të drejtën themeltare të përfaqësimit në parlament, përndryshe kemi të bëjmë me terrorizëm politik!”, shkruan Gjoni.


Gjoni u sulmua me bojë teksa dilte nga banesa, por u shpreh ashpër përpara Kuvendit, kur tha se nuk shkonte atje për një ‘rrogë të qelbur’.


Por nuk ka qenë i të njëjtit mendim në janar të 2019, ndërsa ishte i ftuar në emisionin 360grade në RTV Ora të gazetarit Artur Zheji, Ralf Gjoni do të deklaronte se “nëse do të ishte deputet i PD apo LSI, do të kishte djegur mandatin”.


“Po të isha deputet në PD dhe në LSI do i kisha djegur mandatet dhe do të bllokoja parlamentin.  Nuk ke parlament përsa kohë që ne nuk ulemi në tavolinë dhe të bëjmë një sistem të ri zgjedhor”, deklaroi ai në studio.


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas