Ralf Gjoni njësoj si Rudina Hajdari është shprehur se vendimi për të marrë mandatin e deputetit, të lënë bosh nga partia e tij do ti shërbeje vendit. Ai pretendon se është rreshtuar në krahun e drejtë të historisë.
Kur LSI-ja ishte në koalicion me PS, z. Gjoni ka mbajtur disa poste në administratë, si këshilltar në Ministrinë e Punëve të Jashtme, këshilltar për politikën e Jashtme pranë kryetarit të Kuvendit Meta, etj.
Sot kur LSI dhe opozita e bashkuar kanë dorëzuar mandatet dhe e quajnë “Parlamenti i krimit”, Gjoni thotë se “kam vendosur pranimin e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë sepse nuk mund t’i shërbejnë kurrë destabilizimit të vendit. Ky ka qenë ndoshta vendimi më i vështirë politik në jetën time dhe pas një konsultimi të gjerë e të gjatë me familjen time, miq të afërt e kolegë brenda e jashtë vendit, si dhe me votues e aktivistë të shumtë që më kanë mbështetur gjatë fushatës elektorale, kam vendosur të vazhdoj shërbimin tim ndaj agjendës euroatlantike të vendit, e të jem në krahun e drejtë të historisë. Ndaj sot, të gjithë duhet të marrin përgjegjësitë që kanë për të garantuar funksionimin normal të Parlamentit, si themel i shtetit shqiptar. Shqiptarët meritojnë qetësi, progres e shpresë për të ardhmen”, shprehet ai për televizionin TCH.
Deklarata e tij është krejt e ngjashme me atë të deputetes demokrate, Rudina Hajdari.
Lexo edhe
historis ,te historise se sajmir tahirit,geron xhafes e balilit,frrokut ,doshit e habilit,xhushit ndokes e avdylit.apo historis se kreprokurores arta marku qe u zgjodh ne menyr jo kushtetuese.un mendoj se rudina e ky klinc i vogel jan ne anen e kokaines dhe paras se fituar nga kjo.