fbpx

ShowBizz

Ralph Lauren, djali i emigrantëve që ndërtoi perandori mode





               Publikuar në : 13:44 - 15/11/19 |
mapo.al

Stilisti i njohur Ralph Lauren ka rrëfyer jetën e tij personale dhe profesionale në një film dokumentar, të titulluar “Very Ralph”.


Duke reflektuar mbi filmin, Lauren i tha CNN përmes një email se regjia e Susan Lacy e ka kapur atë përmes lenteve të ndryshme të kujtesës. “Padyshim që do të jetë një pjesë e rëndësishme e rrëfimit të historisë se kush jam dhe çfarë kam bërë”-u shpreh stilisti.



Ndërsa Susan Lacy tha se interesi i saj përkundrejt Lauren lindi pikërisht për faktin se nuk ishte marrë kurrë më parë me një personalitet nga fusha e modës. “Ai është stilisti më ikonik amerikan”-tha Lacy, duke shtuar: Thelbi është, besoni në veten tuaj. Besoni në atë që ju shtrëngon në stomak dhe instinktet tuaja.


“Very Ralph” nuk mban si zë dhe figurë vetëm Lauren-in, por edhe përfaqësuesit e mbretërisë së modës; stilistët Calvin Klein, Donna Karan, Diane von Furstenberg, modelen Naomi Campbell dhe kryeredaktoren e Vogue, Anna Wintour.

****

Ralph Rueben Lifshitz lindi më 1939 nga emigrantë hebrenj nga Bjellorusi. Ai e ndryshoi emrin në “Lauren” për të shmangur vëmendjen e padëshiruar që vinte nga të paturit një emër të pazakontë. Lauren punoi fillimisht si shitës kravatash në Brooks Brothers.

Shumë shpejt nisi të krijojë krevatat e tij, të qepura me dorë dhe të markuara me ndihmën e familjes së tij të madhe. “Nëna ime do të ulej atje me një kushërirën e saj dhe ato do të qepnin etiketat në pjesën e brendshme të rrobave”-shprehet e shoqja e Lauren, me të cilën jeton prej 54 vitesh.

Vitet e para ishin të vështira. Lauren pranon se ka qenë i pasigurt për punën e tij si një djelmosh. “Disa nga kritikat ishin shumë të dhimbshme – mbase mendoja se jam i mirë, por nuk jam”-tha ai. Ai ndërtoi me kalimin e kohës një perandori, së pari me veshjet e burrave, pastaj me veshjet e grave, përpara se të bëhej stilisti i parë që krijoi një koleksion shtëpie.

Lauren i tejkaloi kufijtë brenda industrisë, duke sfiduar konvencionet dhe duke vendosur standarde të reja. Ai punësoi në vitin 19965 modele si Tyson Beckford dhe Naomi Campbell për të bërë një fushatë reklamuese për veshjet sportive Polo Ralph Lauren.


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas