Thursday, March 30, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Rama: 70% e institucioneve të përfshira në abuzime me tenderat

by mapo.al
13/07/2021
in Aktualitet, Kryesore, Politika, Video
0

Pas operacioneve të fundit të realizuara nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK) ku janë publikuar abuzime me tendera të ndryshëm, kryeministri Edi Rama ka bërë një bilanc të institucioneve shtetërore mbi procedurat e ndjekura përgjatë një viti me asistim të Agjencisë së Prokurimit Publik.

Në një takim me drejtues të ministrive dhe autoriteteve kontraktore, kreu i qeverisë tha se gjatë vitit 2020 dhe në fillim të vitit 2021, janë kryer 936 procedura ku 70% e tyre kanë pasur problematika në hartimin e kritereve.



Rama thotë se pavarësisht rekomandimeve të APP-së ndaj institucioneve, një pjesë e tyre nuk i kanë marrë parasysh duke e cilësuar si cënim i etikës shtetërore.

“Nga të dhënat e administruara për të gjitha institucionet që lidhen me ministritë dhe agjencitë e pushtetit ekzekutiv, gjatë 2020 dhe periudhës së parë të 2021 rezulton se janë asistuar 936 procedura të publikuara. Ndër to, 70 % e procedurave ka rezultuar problematika në hartimin e kritereve. Për këtë arsye, institucioneve përkatëse u janë dërguar rekomandime nga prokurimi publik. 20 % e institucioneve në këtë sallë nuk kanë reflektuar ndaj këtyre rekomandimeve.

Rekomandimet e prokurimit publik nuk janë të shkruar në gurë, por është e padiskutueshme që mosreagimi ndaj tyre me shkrim për të vënë në diskutim me argumente një pikë ose një tjetër, është një cënim flagrant i etikës shtetërore. Të gjithë e dimë, është sekreti më i madh publik në Shqipëri që në problematikën e prokurimeve, armiku kryesor janë kriteret e qepura me dorë për kualifikim që ndikojnë drejtëëpërdrejtë në uljen e pjesëmarrjes” – tha kryeministri.

Sipas Ramës, nga analiza e 25 institucioneve, në 21 prej tyre, 30-40 përqind të procedurave tenderuese i kanë vetëm me një operator ekonomik.

“Në shqyrtimin e të dhënave, janë asistuar nga APP, 936 procedura dhe nga këto, mesatarja e ofertave të kualifikuara është 2.56. Nga analiza nga 25 institucione, 21 prej tyre, 30-40 përqind i kanë me nga një operator ekonomik” – tha Rama.

Në fillim të fjalës së tij, kreu i qeverisë prezantoi paketën e re ligjore të Prokurimit Publik i cili ka qëllim të rrisë integritetin dhe përgjegjshmërin në procedurat e tenderimeve.

“Me cilësi të paketës së re ligjore në fushën e prokurimit publik.Sikundër edhe në takimin e mëparshëm nuk dua të hyjë në detaje lidhur me progresin e bërë në këtë fushë me rezultatet e lexueshme përmes të dhënave që disponojmë sepse qëllimi nuk është që të shikojmë prapa për t’u krahasuar me të shkuarën por të shohim përpara për të kapërcyer sa më parë dhe sa më shpejtë hendekun mes nesh dhe të ardhmes.

Paketa e re ligjore synon tu japë autoriteteve kontraktore dhe shtetit shqiptar, mjete të reja efikase duke ju garantuar një kuadër rregullator të përafruar me legjislacionin europian dhe duke adresuar të gjitha ato gjetje të ndryshme.

Kërkesa për ndryshime ligjore ngsa institucione të ndryshme të vendit, problematika të hasura gjatë prokurimit. Paketa e re adreson qartësisht domosdoshmërinë për të rritur integritetin dhe përgjegjshmërinë gjatë prokurimit. Dua që të bëj me shumë pak fjalë në mënyrë të përmbledhur një bilanc të cilin do ju inkuirajoja që ta shihni të profilizuar sipas fushave” – tha Rama.

Tags: Edi Ramaprokurimet publiketenderatVideo

JU SUGJEROJME

Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë
Kryesore

Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë

30/03/2023
25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh

29/03/2023
Studimi në revistën Economicus: Sa më të arsimuar, aq më të interesuar për planifikimin e daljes në pension
Economi

Studimi në revistën Economicus: Sa më të arsimuar, aq më të interesuar për planifikimin e daljes në pension

29/03/2023
Elvin Omarov, ukrainasi që ndjek studimet në UET: E zgjodha universitetin nga përshtypjet pozitive të miqve shqiptarë
Kryesore

Elvin Omarov, ukrainasi që ndjek studimet në UET: E zgjodha universitetin nga përshtypjet pozitive të miqve shqiptarë

28/03/2023
Next Post
Rama prezanton ligjin e ri për prokurimet publike: Do kemi rezultate

Rama prezanton ligjin e ri për prokurimet publike: Do kemi rezultate

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë
  • 25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh
  • Studimi në revistën Economicus: Sa më të arsimuar, aq më të interesuar për planifikimin e daljes në pension
  • 25 VITE MË PARË/ CIA vjen në Tiranë
  • Elvin Omarov, ukrainasi që ndjek studimet në UET: E zgjodha universitetin nga përshtypjet pozitive të miqve shqiptarë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In