Politika

Rama: Administrata e njëjtë në çdo Bashki, ikën të pagdhendurit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:10 - 17/08/19 |
ro ot

Kryeministri Edi Rama ka këmbëngulur se asnjë punonjës i administratës nuk do të pushohet nga puna, kryesisht në bashkitë e djathta. Administrata është e njëjtë në të gjitha Bashkitë, thekson kreu i qeverisë, përjashtuar ata të cilët i quan “të pagdhendur” politik, që janë dorëhequr.






“Vau i Dejës, Përmet, Mat, Selenicë – Vijon papushim heqja e zhulit, plehrave e ferrave nga territoret, ku pas largimit të kryebashkiakëve revolucionarë, punonjësit e pastrimit nuk paguhen më si turistë politikë, për të mbushur radhët e protestave antishtet në Tiranë, po janë kthyer në punën e tyre në shërbim të komuniteteve.


E meqë ra fjala, deri tani askush s’është larguar nga puna në ish-bashkitë e djathta (përveç ca kokave të mëdha e të pagdhendura politike, që kanë ikur me dorëheqje) dhe do të largohet vetëm kush nuk do të dojë t’i futet punës; në 30 qershor Shqipëria nuk votoi për të majtën po për TE DREJTEN dhe unë do të bëj çmos që askujt të mos i mohohet padrejtësisht, e drejta për të treguar se e do dhe e bën si duhet, punën që ka”, shkruan Rama.







1







Etiketa: , , , ,

Pas