Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me situatën në PD dhe takimet e ish-kreut të PD Sali Berisha me demokratët.
Në emisionin Zone e Lire, Rama tha se ajo që po ndodh tek PD është e shëmtuar dhe për të ardhur keq për ata që i kanë besuar.
“Interesimi i madh i medias nuk tregon ndonjë interes të madh publik. Cirku pa pagesë me elefantë dhe minj sjell spektatorë.
Por përtej interesimit të mediave dhe të tjerave, për vendin është e rëndë kjo që ndodh me partinë e dytë, praktikisht opozitën.
Është shumë e rëndë, shumë për të ardhur keq. Sa e shëmtuar edhe për të ardhur keq për ata që i kanë besuar asaj partie”, tha Rama.
LEXO EDHE:
Rritja e çmimeve dhe protestat, Rama ironizon memet e qytetarëve: Jam mësuar