Nga Divjaka, kryeministri Edi Rama akuzoi Presidentin Ilir Meta se me vendimin për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit, tregoi se është pjesë e planit destruktiv në dëm të Shqipërisë. Ai tha se kreu i shtetit është renditur në krah të opozitës, ndërsa përsëriti se Meta s’meriton të qëndrojë më në zyrën e Presidentit.
“Akti i fundit i Ilir Metës e ka zbardhur plotësisht të gjithë planin dhe na ka lënë të kuptojmë se ku fle tamam lepuri. Sigurisht që ne kemi bërë shumë. Në 30 qershor, për shkak të asaj që po zhvillohet në sfondin e kësaj fushate, të atij plani destruktiv të Shqipërisë dhe të të ardhmes tonë, populli duhet të vendosë përfundimisht ndarjen e 30 viteve të shkuara me 30 vitet e ardhshme. Asnjë parti politike, asnjë grusht politikanësh nuk mund të marrë përsipër të zhbëjë atë që është themeli i bashkëjetesës demokratike. Në 30 qershor populli do t’u japë përgjigjen atyre që janë mësuar keq.
Ne duhet të vendosim që pas 30 qershorit kush kërkon të qeverisë, duhet të fitojë zgjedhjet, duhet të rrijë në Parlament që të bëjë detyrën për aq sa e kanë caktuar për të bërë atë detyrë. Lënia e mandatit, kërcënimet me molotov, duhet të mbarojë njëherë e mirë, ose kush do t’i përsërisë në të ardhmen duhet ta dijë se është e kotë. është vetëvrasje politike e atyre që e kanë ndërmarrë atë rrugë. Shqipërinë me vete ata kurrën e kurrës nuk mund ta marrin. Ilir meta ka kryeer një akt të pandodhur në historinë e botës. Kjo do të mbetet një vepër e shëmtuar, një vepër papërgjegjshmërie dhe një vepër që nuk mund as të pranohet dhe as tolerohet, Ilir Meta e ka humbur të drejtën të qëndrojë në zyrën e Presidentit të Republikës”, tha Rama.
Gjithashtu, po nga Divjaka kryeministir iu rikthye edhe sulmeve ndaj mediave duke i quajtur “kazan”, të cilat sipas tij po përhapin lajme se në Shqipëri mund të përsëritet viti 1997.
“Një gjë që përsëritet e përsëritet nga ata që e kanë organizuar gjithë këtë plan kundër njerëzve të zakonshëm të këtij vendi jo thjesht kundër qeverisë apo prej meje. Unë jam pengesa që ata të varrosin reformën në drejtësi. Kam vendosur të bëj paqe për atë që unë e quaj kazan, që çdo natë përpiqen t’i tmerrojnë njerëzit se do të na ndodhi një ’97-t e dytë. Cilit popull i janë djegur të gjitha kursimet e jetës pasi janë mashtruar me piramida.
Kush është sot në rrugë për të kërkuar gjakun dhe djersën e mohuar? E kundërta është e vërtetë. Ata që e shkaktuan ’97-n sot i gënjen mendja se mund të tundin fantazmat e ’97-s dhe arrijnë deri aty siç në fakt Saliu e ka treguar që është i gatshëm ta çojë deri në zjarrvënie politikën. Dëshpërimi i tyre dhe gjithë kjo fantazmë frike tregon se janë të mbaruar. Më 30 qershor, shqiptarët do të votojnë. Për sa i takon shqetësimit të madh Ilir Metës, unë do të them atë që ka thënë Elisa, kur i tha ke hall të shpëtosh Shqipërinë, bind Monikën të mos hakërrehet, ul Saliun që të mos ndërsejë Lulin rrugëve.
E gjitha kjo është një llum në filxhanin e fallxhores dhe një përpjekje e dëshpëruar atë që nuk e pengojnë dot më. Tani që reforma në drejtësi ka dalë nga duart dhe dy kapitujt e parë pas negociatave janë kapitujt 23 dhe 24 ku tregon se si funksionon reforma në drejtësi. Përpiqen kot ta ndalojnë. Janë kapur kot pas 30 qershorit për të krijuar një situatë pakënaqësie dhe kaosi”, tha kryeministri.
LEXO EDHE:
“Pritej dhunë në protestë”/ Rama ironi me Metën: E pa te filxhani
Brravo Edi Rama, mos pyt per qent e Rusise, shqelma qenve te Rusise me ne krye Sali Serbin.