Aktualitet

Rama apel për t’u vaksinuar: Varianti i ri po i shqetëson të gjitha vendet














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:09 - 20/08/21 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot me një apel për qytetarët. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë fton qytetarët të shfrytëzojnë deri në fund muajin e hapur të vaksinimit.






Kryeministri shprehet se varianti i ri i Covid po shqetëson të gjitha vendet dhe mënyra për t’u mbrojtur është vaksinimi.


“MIRËMËNGJES 😊







dhe me ftesën për çdo qytetar për të shfrytëzuar deri në fund MUAJIN E HAPUR TË VAKSINIMIT, edhe sepse situata e epidemisë në vend me variantin e ri të koronavirusit, i cili po shqetëson seriozisht të gjitha vendet, kërkon prej të gjithëve një akt moral e qytetar për mbrojtjen e shëndetit, po edhe të të tjerëve, ju uroj një ditë të mbarë🙏



*** vaksinimi ndaj #Covid19 bëhet në qendrat shëndetësore, poliklinika si dhe në pikat e vaksinimit të përqëndruar.

Lexo edhe :  Nga takimi me Ramën te konferenca, Merkel mbërrin në Tiranë nesër paradite


👉Deri tani mbi 1 milion e 350 mijë vaksinime të kryera,” shkruan Rama.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas