Aktualitet

Rama: As në hënë s’e kundërshtojnë Ballkanin e Hapur! Tritan Shehu: Dorëhiqu














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:34 - 02/12/21 |
mapo.al

Në replikën e dytë në Kuvend me deputetin demokrat Tritan Shehu, i cili e kishte ftuar të jepte llogari për Ballkanin e Hapur Rama tha se nisma do të vazhdojë përkundër çdo kundërshtie pasi sipas tij është në interes të Shqipërisë dhe të shqiptarëve.






Teksa i tha Shehut se flet me vete dhe për vete njësoj siç bën partia e tij prej vitesh, Rama i kujtoi se shqiptarët mbrojtjen e interesave ja kanë besuar PS dhe jo PD.


Rama: Nuk më dëgjuat, unë ju dëgjova. Flisni me vete dhe flisni për vetë duke bërë atë që keni bërë si parti prej shumë vitesh. Duke marrë shqiptarët si budallenj. Dhe tani në partinë tuaj flitet me vete dhe për vete dhe përsëri u thuhet shqiptarëve se flitet për ta. Askush as në Bruksel, as në Uashington, as në Berlin, as në Paris, as në Hanë nuk është kundër Ballkanit të Hapur. Gjithëkush thotë se Ballkani i Hapur duhet të jetë gjithëpërfshirës, pjesëmarrja e tre vendeve të tjera është e mirëseardhur, këtë kam thënë dhe unë.







Por unë nuk hyj në garë me kë është Amerika dhe Europa. Është një garë si ndeshjet me top lecke në filmat me fëmijët të Realizmit Socialist. Të kujtohet ai filmi zoti Shehu kur i thoshte: Guri ata do të na rrahin! Ka rëndësi shumë se çfarë mendojnë aleatët tanë por më rëndësi ka se çfarë bëjmë ne së bashku për vendin tonë dhe ku janë interesat e Shqipërisë në Ballkanin e Hapur. Tregu i përbashkët rajonal i mbron dhe fuqizon këto interesa.




Lexo edhe :  Pikante nga ceremonia në Vlorë/ Rama nuk i flet as Metës dhe as Lelit

Ballkani i Hapur është një mekanizëm për të realizuar tregun e përbashkët rajonal. Doni ju apo nuk doni zoti Shehu, duan apo nuk duan ata që mendojnë si ju, Ballkani i Hapur do të vazhdojë sepse është në interes të Shqipërisë dhe shqiptarëve, shqiptarët na e kanë besuar ne PS-së mbrojtjen e interesave të tyre jo ju.



Nga ana e tij, deputeti i PD, Tritan Shehu i kërkoi kryeministrit që të japë dorëheqjen.

Shehu: Ju jeni i vendosur të qëndroni në këtë pozicion të pashpresë, përsa kohë ju jeni kryeministër edhe vendi është i pashprese. Për ju ka vetëm një zgjidhje, të jepni dorëheqje. Ju keni dështuar më Ballkanin e Hapur. Bëjeni atë që bëri Zaevi, ja vlen ta bëni. Unë ju bën thirrje të hiqni dorë nga projekte të tilla që shikojnë në lindje.

7


Etiketa: , , ,

Pas