Aktualitet

Rama, Basha, Kim dhe Soreca urojnë Kurban Bajramin














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:34 - 20/07/21 |
mapo.al

Krerët më të lartë të politikës, qeverisë si dhe përfaqësues të trupit diplomatik në Tiranë, kanë uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit. Kryeministri Edi Rama, kryetari i opozitës, Lulzim Basha, amnbasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim si dhe kreu i delegacionit të BE, Luigi Soreca, kanë përcjellë urime për këtë ditë të shënuar.






Rama
Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të marte e ka nisur me një urim për të gjithë besimtarët. Kreu i qeverisë ka zgjedhur që urimin e tij ta bëjë përmes një video nga ku shihen pamjet nga Xhamia në Tiranë e “Et’hem Beut”.


“Gëzuar Kurban Bajramin” shkruan Rama, teksa e shoqëron me një emoji të flamurit shqiptarë dhe të xhamisë.










Basha
Kreu i PD-së, Lulzim Basha nëpërmjet një postimi në Facebook, nënvizon se gëzimi, paqja dhe shpresa për një Shqipëri të drejtë e të begatë të ekzistojë për të gjithë shqiptarët.



“Të dashur besimtarë myslimanë shqiptarë! Ju uroj nga zemra Gëzuar për shumë vjet festën e Kurban Bajramit! Sakrificat dhe lutjet tuaja qofshin të pranuara! Në familjet tuaja mbizotëroftë gëzimi, paqja dhe shpresa për një Shqipëri të drejtë e të begatë për të gjithë shqiptarët!

Tradita juaj e ndarjes së të mirave me të afërmit dhe fqinjët në nevojë është shenjë e madhe e përgjegjësisë që ju ndjeni ndaj vendit. Zoti ju bekoftë juve dhe familjeve tuaja! Zoti e bekoftë Shqipërinë”, shkruan Basha.

Ambasada e SHBA
Një urim drejtuar besimtarëve myslimanë për festën e Kurban Bajramit ka bërë sot edhe ambasada Amerikane në Tiranë. Në faqen e saj në Facebook, ambasada shpreh urimet më të mirat besimtarëve ndërsa thekson se ditë ofron një mundësi për të reflektuar.

“Në emër të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, iu shprehim urimet më të mira të gjithë atyre që festojnë Kurban Bajramin. Kjo ditë ofron një mundësi për të reflektuar mbi angazhimin tonë të përbashkët për ndërtimin e komuniteteve paqësore dhe të begata. Eid Mubarak”– thuhet në mesazhin e ambasadës Amerikane në Tiranë.

Soreca uron në shqip
Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit.

Në një mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale ambasada e BE shkruan: “Delegacioni i BE-së në Shqipëri iu uron Gëzuar Kurban Bajramin të gjithë besimtarëve myslimanë në Shqipëri!”. Teksa ambasadori Luigi Soreca ka uruar në shqip. “Gëzuar Kurban Bajramin!”, shkruan ai.

2


Etiketa:

Pas