Kryetari i PD-së, Lulzim Basha në seancën e sotme në Kuvend i përmendi Edi Ramës emrat e disa biznesmenëve duke e akuzuar drejtpërdrejt për lidhje me ta për menaxhimin e pasurive publike, koncesioneve.
“Tani ta sqarojmë diferencën mes sipërmarrëseve dhe oligarkëve të tu. Përse të ra heshtja ty radhën e kaluar kur të thanë që 30% e karburantit futet kontrabandë. Do emrat ti? Të mori Baca Çet ty, kështu?
Samiri të mori për tunelin e Llogarasë? Çfarë emri tjetër do? Tiranë thotë nuk merret vesh nëse Çet Kastrati është pronari apo administratori i pasurive të tua” tha ai.
Por Edi Rama e akuzoi se duke lakuar emrat e sipërmarrësve po u vendos gjoba dhe i kërkoi që nëse ka fakte dhe prova t’i çojë në SPAK.
“Përsa i përket çështjes së kontrabandës që the të jap emra, akuzove një person për kontrabandë dhe more duartrokitje. Nga doli ky 30%? Dhe akuzon një subjekt.
Se ndryshimi mes meje dhe teje është që unë nuk marr njerëz nëpër gojë. Se e di e gjithë Shqipëria se këto janë gjoba, nuk është se nuk e di Shqipëria. E di e gjithë Shqipëria që goditet një person me emër si oligark, peshkaqen, peshkatar dhe papritur dhe kujtuar mbaron sulmi. Mbaron.
Atë emrin që përmende, formulo denoncimin dhe shko dili për zot te SPAK-u, çoji të dhënat e kontrabandës” tha Rama.
LEXO EDHE:
Basha akuzon Ramën me emra për koncesionet: Nuk e pështyj bashkëpunimin me Berishën